×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet sërish për marrëveshjen për targa: Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier për rolin dhe përkushtimin e tij në arritjen e marrëveshjes për targat me Serbinë.

    Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se tashmë është koha për hapa të mëdhenj përpara.

    “Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe ShBA-të. Mirënjohës ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti.

    Kosova dhe Serbia të mërkurën më 23 nëntor 2022, arritën marrëveshje për targat në Bruksel.

    Sipas kësaj marrëveshje Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe në anën tjetër Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.