
Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin gjatë ditë së sotme e ka shkakruar Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Në vend të tyre ka emëruar një Bord të përkohshëm me këtë përbërje: Rrezarta Pllana – kryesuese, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj si dhe Arbnor Pulën.
Arbnor Pula ishte edhe bashkëpartiak me deputetën Mimoza Kusari-Lila e cila në vitin 2014 garantonte me partinë e Behgjet Pacollit, AKR-në në zgjedhjet lokale, shkruan Front Online.
Front Online mëson se Arbnor Pula ishte kandidat për asambleist në këto zgjedhje kur edhe kandidonte Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës.
Megjithatë, Kusari -Lila më pas e braktisi partinë e Pacollit dhe formoi “Alternativën”. Si deputete e Alternativës ajo tanimë është pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. /Front Online/

