Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani janë takuar sot me përfaqësuesit e goranëve për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja.
Kurti e Osmani janë duke zhvilluar takimin me liderin e partisë së goranëve të Kosovës (JGP), Adem Hoxha në ndërtesën e Kuvendit.
Ndryshe, Kurti e Osmani priten të takojnë të premten edhe kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun.