×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kur Mulla Jakup Asipi i thoshte Sylejman Rexhepit: Ne ty nuk të duam, nuk duam të na prijë një hajn e tradhtar

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Ndonëse sot Këshilli i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë Veriore ka shkarkuar kryetarin e saj, Sulejman Rexhepin, fjalë jo të mirë dhe pakënaqësi ndaj tij kishte pas njëri ndër figurat më të respektuara në mbarë shqiptarinë mulla Jakup Aasipi.

    Ai në një video të realizuar vite më parë  thekson se një milionë mysliman të Maqedonisë nuk është nevoja të prihen nga një njeri hajn e tradhtar.

    “Një milion mysliman në Maqedoni, nuk është nevoja që t’i prinë një njeri hajn, nuk është nevoja që t’i prin një njeri tradhtar, nuk është në rregull. Vec seneve tjera, ana kombëtare se unë nuk di shumë për anën kombëtare, se i shkolluam jam për shpjegime të anës fetare. S`di shumë por e di që ky njeri p.sh në faqen  44 të takvimit të namazit të vitit 1977 ai ju thotë këtij populli që falet nëpër xhamia edhe këtu edhe në Kosovë se Jugosllavinë socialiste të dashur, po e përsërisë në faqen 44 të takvimit të vitit 1977 , dy fonde po e prishin, Jugosllavinë socialiste, se ky njeri ishte në Bashkimin Socialist 16 vjet me radhë. Ky kryetari i Bashkësisë Islame ishte kryetar i Bashkimit Socialist 16 vjet me radhë. E donte socializmin aq fort sa qe njëherë tha, të gjithë ata njerëz që nuk janë në rrugën e Titos, nuk janë të Zotit”, kishte thënë  hoxha Jakup Hasipi në një nga tubimet ku po merrte pjesë.

    Tutje mulla Hasipi, kritikon ashpër qëndrimin e Rexhepit ndaj Jugosllavisë, i cili donte që sistemi i atëhershëm të kishte vazhdimësi.

    Mulla Jakup Hasipi gjatë këtij fjalimi i drejtohet me tone të ashpra ish kryetarit Rexhepi, duke i thënë se ai dhe xhemati në Maqedoni nuk e duan që ai tu prijë.

    “Bashkësia Islame në Maqedoni është shtëpia më e shenjt, atë shtëpi ne e duam më shumë se tonën. Se këto burra kur po flasin një fjalë tjetër s’po dinë këta janë kundër Bashkësisë Islame, ne e duam Bashkësinë Islame, por ty jo Sylejamn Rexhepi ty nuk të duam edhe këtë e themi haptas”, tha Hasipi.

    Jakup Hasipi njihet si njëri nga dijetarët më të mëdhenj të epokës së re ndër myslimanët shqiptarë. Ai mori pjesë në luftën e UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.