
Mikrobiologu Lul Raka, në një intervist për portalin FrontOnline, ka thënë se nuk dihet se kur kalon pandemia me Covid-19
Raka tha se është herë të bëhen parashikime se kur Kosova mund ta tejkalojë virusin, por siç tha ai, më e rëndësishmja është se shtetet dhe institucionet janë duke punuar për gjetjen e vaksinës kundër Coronavirusit.
“Këto parashikime është herët me i bë sepse Kosova nuk është bazë në këtë pandemi, pasi që krejt bota është në këtë pandemi, për këtë arsyeje gjitha shtetet i ka shtyrë që të punojnë sa më shpejt dhe sa më shumë në përfitimin e një vaksine e cila do të ishte zgjedhja më e mirë dhe përfundimtare kundër këtij virusi”, tha ai për Front Online.
Mikrobiologu, Lul Raka, apeloi tek qytetarët që të vazhdojnë t’i aplikojnë rekomandimet e dhëna për parandalimin e Coronavirusit.
Ai jep këshillat e njëjta, që të ruhet distanca, të përdoret maska, dhe pastrimi i duarve./Front Online/