×
  • Opinione
  • Opinione

    Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë!

    Hisen Berisha
    07 Tetor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Në një kohë kur arsimi dhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve është prioritet për shoqërinë tonë, është zhgënjyese të dëshmojmë spekulime dhe justifikime nga individë që drejtojnë dikastere kyçe në vend, si Ministrja e Arsimit, e cila fajëson komunat për dështimet e veta, me hipokrizi nga mungesa e dinjitetit dhe poshtërsi e spekulime, në mungesë të vlerave unike të karakterit që duhet ti posedoj lidershipi i një vendi në çdo nivel drejtues, si nderi, detyra, besnikëria, integriteti, profesionalizmi, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia.

    Kjo është një shembull i qartë i kësaj dukurie, e cila jo vetëm që ka dështuar në trajtimin e një prej sfidave më urgjente të arsimit para-shkollor – ndërtimin e çerdheve – por gjithashtu ka zgjedhur të kalojë përgjegjësinë e saj te komunat, duke spekuluar për një “betejë politike”.

    Kjo qasje e justifikimeve për dështimin, nga një person që është ngjitur në pozita me metodat më të ulëta dhe të pandershme, nëse i referohemi arsyeve të largimit nga procesi mësimor në Gjakovë, kalimit në Prishtinë dhe integrimin në lëvizjen politike amorfe të atashuar e subvencionuar, për shkatërrimin e sistemit shtetëror të Kosovës, çka përbën një rtethanë që është e papranueshme dhe ofenduese për qytetarët e Kosovës.

    E gjithë kjo ndodh në një periudhë kur duhet të përqendrohemi në rritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës për fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.

    Ky nivel i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë nuk mund të justifikohet, sidomos nga dikush që ka fituar pozitën përmes lojërave politike dhe që duket të jetë më e interesuar për mbrojtjen e një narrative të dështuar se sa për përmbushjen e nevojave të qytetarëve të vendit.

    Në deklaratat e fundit, Nagavci ka akuzuar disa komuna për bllokimin e procesit të gjetjes së lokacioneve për ndërtimin e çerdheve, duke e quajtur atë një betejë politike kundër qeverisë.

    Komunat, nga ana tjetër, mund të kenë përballë sfida të natyrës logjistike ose financiare, por është e rëndësishme të shqyrtohet tërësisht situata.

    Lexoni artikullin e plotë këtu.

    Spekulimet e tilla dhe përpjekjet për të fajësuar të tjerët për dështimet janë simptomë e një qeverisjeje që po humbet përkushtimin ndaj zhvillimit të mirëfilltë dhe drejtimit të duhur të institucioneve.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Ai ka thënë...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar sfidat nëpër...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.