×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të nis Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë? Avokati i Thaçit përmend verën e vitit 2022

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

    Gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë para palëve se njëherë nuk do të caktojë datën për filllim të hetimeve.

    “Unë nuk do ta caktoj datën për fillimin e Gjykimit por e kam dëgjuar qëndrimet e palëve, nëse nuk keni diçka për të thënë për këtë pikë të rendit të ditës do të kalojmë me tjetrën. Kjo pikë ka të bëjë me hetimet e mbrojtjes. E di që është shumë herët”, ka thënë ai.

    Për fillimin e Gjykimit ka folur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper.

    “Më bëhet shumë qefi që dëgjova fjalën “para kohe” sepse ne nuk kemi menduar sa i takon nisjes së hetimeve, shpresoj që zoti gjykatës ti respektojë arsyet, ne sapo kemi marrë materialet e para, jemi duke i shkruar, për të mos folur që nuk kemi filluar ende me ekzaminimin e këtij materiali”, ka thënë ai.

    Hooper ka kërkuar që vera e vitit 2021 të mos jetë datë kur do të nis Gjykimi. Ai ka kërkuar që Gjykimi të nis në vitin 2022.

    “Dua të them që kur zoti gjykatës na drejtohet për gjykimet a do të ishte datë vera e vitit 2021. Afati 18 mujor është thjesht minimumi që ne parashikojmë për të filluar që të shikojmë nëse do të kemi ekipin dhe aspektet e nevojshme për t’u bërë hetimet për t’u përgatitur për procesin gjyqësor kjo mund të fillon në verën e vitit 2022. Kur po e dëgjo atë (prokurorin) nga këtu ku jam në Londër po mendoja a vërtetë mund të ndodhë kjo gjë në gjyq, mendoj se kjo është diçka e pakonceptueshme. Këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Do të duhen të paktën 18 muaj”, ka thënë ai.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.