×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të hapen çerdhet në Kosovë

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Prindërit të cilët punojnë po kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë sa më parë hapjen e institucioneve parashkollore. Kjo meqë po ankohen se nuk po kanë ku t’i lënë fëmijët tash kur ka filluar lehtësimi i masave dhe rikthimi në punë.

    Flora Leci, e cila punon floktare në kryeqytet, ka një fëmijë 2 vjeç, të cilin e ka pasur në çerdhe deri në muajin mars. Ajo ka thënë se nëse nuk hapen çerdhet në qershor, nuk do të mund ta vazhdojë punën pasi do t’i duhet të kujdeset për fëmijën e saj, raporton KOHA.“Ne nga sot e kemi filluar punën. Nuk e di a e ka menduar dikush prej institucioneve se çka do të ndodhë me ne prindërit që punojmë, s’kemi tjetër zgjidhje, vetëm nëse e lëmë punën. Shpresoj shumë që të paktën çerdhet të hapen, sepse vajzën nuk kam ku ta lë”, ka thënë ajo.

    Edhe Ardiana Mehmeti, nënë e 3 fëmijëve, thotë se është shumë problematike moshapja e çerdheve pasi edhe ajo, edhe bashkëshorti i saj punojnë. Ajo ka treguar se puna ia ka mundësuar që gjatë kësaj periudhe të pandemisë të punojë vetëm pasdite për shkak se duhet të kujdeset për fëmijët derisa të kthehet bashkëshorti nga puna. Një ngarkesë e madhe, sipas saj, u është shtuar edhe me fëmijët që i kanë në nivelin fillor e që mësimin po e realizojnë nga shtëpia.

    “Jemi bllokuar mes punës në shtëpi, mësimit dhe punës. Do të thotë, ngarkesa është trefishuar për shkak se jam e obliguar që paraditen deri në orën 16:00 ta ndaj mes realizimit të detyrave për fëmijët, kujdesit ndaj bebes dhe punëve të shtëpisë që janë të domosdoshme, ndërsa pas kësaj ore filloj punën normalisht në orar të rregullt”, ka thënë ajo.Ajo ka shtuar se institucionet do të duhej ta shqyrtonin hapjen e institucioneve parashkollore, por të ketë vigjilencë për mbajtjen nën menaxhim të higjienës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.