×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kur do të fillojë pagesa e shtesave të fëmijëve? Flasin nga Ministria e Financave

    FrontOnline
    03 Shtator 2021

    Qeveria e Kosovës më 25 gusht të këtij viti në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike ka ndarë 7 milionë euro për gratë lehona dhe shtesat e fëmijëve.

    E, nga kjo pako është paraparë të përfitojnë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, si dhe gratë lehona të punësuara si dhe ato të papunësuara, shkruan Front Online.

    Por, nga Qeveria nuk kanë treguar se kur do të fillojë implementimi i kësaj mase e cila hyn në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Lidhur me këtë Front Online, ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

    Nga ky dikaster kanë bërë me dije se janë në fazën përfundimtare të operacionalizimit të kësaj mase.

    “Sa i përket ndarjes së mjeteve për pagesën e grave lehona, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është në fazën përfundimtare të operacionalizimit të kësaj mase të Pakos së Ringjalljes Ekonomike” thuhet në përgjigjen e MF-së për FrontOnline.

    Të pyetur se kur do të fillojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për këtë masë nga kjo ministri kanë thënë se së shpejti do t’i bëjnë publike kushtet dhe kriteret e aplikimit.

    “ Kushtet dhe kriteret  do të ndahen me publikun së shpejti, duke përfshirë detajet për të cilat keni pyetur”, thuhet në përgjigjen e MF-së për FrontOnline.

    “Në programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025, në pikën 2.1.2 Mbrojtja sociale, parashihet skema për shtesat e fëmijëve, ku fëmijët nën moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove në muaj”, thuhet në programin  Qeverisë.

    Në ditën kur kryeministri Albin Kurti më 17 maj kishte prezantuar programin qeverisës kishte folur pikërisht edhe për këtë çështje.

    Ai kishte thënë se fëmijët nën moshën dy vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore prej 20 euro në muaj, ndërsa për gjashtë muaj të pushimit të lehonisë nënat do t’i marrin nga 250 euro./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.