Një mësues hortikulture nga Minesota vendosi një rekord të ri në SHBA, për kungullin më të rëndë, pasi rriti një “gjigant” që peshonte 2,560 paund (1161KG)
Travis Gienger, nga Anoka, Minesota vendosi rekordin e ri dhe fitoi një konkurs vjetor të peshimit të kungujve në Kaliforninë Veriore, shkruan AP, përcjell KlanKosova.tv.
“Minesota ka një mesvit të mrekullueshëm, por pranvera jonë në pjesët tona është vërtet, shumë e vështirë ” tha Gienger.
“Është si të fitosh Tour de France. Mund vetëm të shpresoni, por funksionoi”, shtoi ai.
Gienger udhëtoi për 35 orë për të parë punën e tij të palodhur, në Kampionatin Botëror të 49-të të Kungullit në Gjirin “Half Moon”, në jug të San Franciskos.
Ai, gjithashtu ka fituar të njëjtin konkurs në Kaliforninë Veriore në 2020.
Një kultivues në Itali mban rekordin botëror për kungullin më të rëndë. Ai rriti një kungull 2,702 paund në 2021, sipas Rekordeve Botërore Guinness.