×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtohet ndërtimi i xhamisë në Prishtinë

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Në Prishtinë sot një numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Ndonëse disa protestues thoshin se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër modelit që është përzgjedhur, disa protestues të tjerë ishin kundër ndërtimit në atë vend.

    Në të njëjtën kohë është zhvilluar edhe një protestë nga disa qytetarë, të cilët protestonin kundër qytetarëve që e kundërshtonin ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet.

    Fatime Ahmeti, banore në lagjen “Dardania”, tha se është kundër ndërtimit të xhamisë, derisa potencoi se si lagje kanë nevojë për çerdhe dhe për jetë kulturore.

    Ajo tha se do të ankohet edhe në Komunën e Prishtinës rreth ndërtimit të kësaj xhamie.

    “‘Dardania’ ka nevojë për jetë kulturore, fëmijët tanë nuk kanë ku të luajnë, nuk kemi parkingje, ju shkoni në ‘Dardani’ këqyrni, se unë jam që 42 vjet në ‘Dardani’, gati jam banorja më e vjetër e ‘Dardanisë’, nuk kemi kinema, janë mbush lokale na e kanë uzurpuar edhe gjelbërimin qysh po donë edhe xhamia të na uzurpojnë. Unë jam kundër, unë po them sot do të shkoj në bashkësi lokale, do t’i tuboj popullatën e ‘Dardanisë’, nuk do të ndërtohet xhamia”, tha ajo.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/372162613749223/

    Një qytetar tjetër, tha se banorët e lagjes së “Ulpianës” dhe të “Dardanisë” do të kenë probleme për shkak të zhurmës nga xhamia.

    “Ndërtimi i kësaj xhamie me katër minare do t’i shkaktojë kokëçarje të madhe kësaj lagje ‘Ulpianës’ dhe ‘Dardanisë’, siç e kanë zakon këta t’ia lëshojnë zërin lartë. Këtu banorët në orën 04:00 në mëngjes do të zgjohen dhe fëmijët në djep do të trishtohen”, tha ai.

    Por, kundër këtyre qytetarëve që protestonin kishin dal disa qytetarë të tjerë, të cilët e quanin të pakuptimtë kundërshtimin që besimtarët myslimanë të kenë një objekt të tyre.

    Qytetari Blerim Ejupi, tha se në Kosovë janë mbi 95 përqind e popullatës myslimane dhe është e drejtë elementare që besimtarët të kenë xhaminë e tyre.

    “Ia bëjmë me dije atij komandantit se mbi 40 hoxhallarë janë dëshmorë të kombit që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, i kanë mbyllur xhamitë e tyre, janë dalë në front e kanë dhënë jetën. E dimë që serbët i kanë shkatërruar mbi 200 xhamia në Kosovë, është e pakuptimtë nëse një komandant i UÇK-së del dhe pretendon se është kundër ndërtimit të xhamisë. Ai po bashkëngjitet realisht me ata që kanë qenë më herët, me shkijet (serbët), se është kundër vlerës së popullit. Si popull i Kosovës e dimë që jemi mbi 95 përqind myslimanë, është e drejtë elementare e secilit me pas tempullin, xhaminë e tyre edhe besimet e tjera me i pas objektet e tyre dhe kjo është e mbrojtur edhe me Kushtetutën e Kosovës. Është e pakuptimtë pas 20 vitesh një person me dal me thirr protestë me një moto të tillë, është shumë e pakuptimtë. Si qytetar po them edhe një herë nuk e pata lehtë me vesh prapë emblemën (e UÇK-së) edhe me dal këtu për të kundërshtuar atë për shkak se ai në emër të tij ka fol, ai duhet me ditë që ne luftën e kemi bërë për t’i mbrojtur vlerat e këtij populli, e një prej vlerave kolosale të këtij populli është edhe feja e këtij populli”, tha ai.

    Kurse, qytetari Sadat Islami, tha se është e papranueshme që të kundërshtohet ndërtimi i xhamisë për komunitetin mysliman.

    “Kjo është selam për qeveritarët dhe për të gjithë të tjerët mos të luajnë me ndjenjat e myslimanëve, nëse këta kanë marrë fonde ne e dimë shumë mirë. Nëse kjo flitet për terror ose për diçka unë besoj që terrori është ky, se nuk ka terror në botë më i madh sesa të cenohet e drejta e besimit. […] U ndërtua katedralja, shkollë u prish është çështje politike, këtu çka lypet. U bë Ambasada e Amerikës u bë në formën qysh deshën vet me e bë, pse nuk e bën si kullat e shqiptarëve, mbasi po thirren në shqiptarizëm, nëse dikush dëshiron të thirret në nacionalitet unë qetu shqiptar nuk po shoh, se shqiptarët janë ose me mustaqe ose me plis, dhe gratë me ‘zavjaqa’ dhe me kule, po është e drejta e juaj ecni përpara. Ne po e lypim të drejtën tonë, kjo xhami do të ndërtohet se që disa herë ndalet, është fatkeqësi prej atij që thirret prijës e që unë jam kundër edhe tij që është Naim Terrnava, se ai me kanë që e mbron çështjen e vendit tonë edhe të drejtat e besimtarëve ne nuk kishim me heq kështu. Cenohet e drejta e shamisë, e xhamisë ”, tha ai.

    Ai tha se nëse ndërpritet ndërtimi i xhamisë ai personalisht do të jetë në gjendje të flijohet, siç tha për Zotin dhe shtëpinë e tij.

    “Nëse ka kundër arkitekturës së xhamisë myslimanët e këtij vendi që ndoshta unë shumë vonë jam inkuadruar e kanë lyp me pas vend ku mos me i rrok dielli, shiu dhe bora, se besimtarët që janë shumicë falen në tokë dhe bllokohet edhe rruga. Nuk duam pamje, mund të falemi edhe në dhe’, vetëm të mos na rrok shiu dhe mos të na rrok bora… Kush me e ndal, shtrohet pyetja kush me e ndal. Unë po e bëj pyetje nëse shteti a ka dhënë leje për t’u dnërtuar, a nuk po del në shesh se nga ana e brendshme e mbrojnë ligjin dhe demokracinë dhe thonë ne kemi dhënë leje, ndërsa ju këtu jeni ata argatët e tyre që me propaganda thoni se ne e ndalim, se ai nuk e ka guximin me thënë se unë e ndali. Nuk jemi për dhunë as për terror, porse dihet mirë se nëse ndërpritet xhamia nuk do të jetë kështu paqësore, nuk është kërcënim ky as kurrgjë porse jemi në gjendje unë për vete po flas… Nëse këta hyjnë me dhunë kam edhe masa që i ndërmarr, kaq mund të bëj unë prej vetes. Të flijohem për Zotin, për shtëpinë e tij”, tha ai.

    Edhe qytetari Kenan Nuhiu, tha se për ndërtimin e xhamisë kanë të drejtë të japin mendimin e vet vetëm besimtarët.

    “Ne ndërtojmë xhamia si të duam edhe në çfarë stili duam, nuk jeni ju as kurrkush, shkoni në Manastir të Deçanit thoni 40 hektarë të popullatës mos na i merrni, atyre protestojuni. Nuk mundeni të na mësoni. 40 hektarë në Manastir të Deçanit nuk proteston kurrkush. 95 përqind besimtarë çohesh i kundërshton, në kampusin universitar është kisha e Millosheviqit kurrkush nuk proteston, midis fakultetit, katedralja. Nuk jemi kundër katedrales, kushdo e ka të drejtën e vet, u prish shkolla më e vjetër në Prishtinë nuk keni bë asnjë protestë, ku çohet ky tash për të na mësuar se çfarë stili qysh të duket (xhamia). Kundër serbëve heshtim, nuk mundesh të kundërshtosh stilin, nuk jemi na. A i keni nxjerr paratë e juaja prej xhepit. Për xhami vetëm besimtarët kanë të drejtë me dhënë mendimin e vet, ata që nuk e qesin kryet në sexhde nuk kanë të drejtë”, tha ai. /kp/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/372162613749223/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.