×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Për BE-në jemi interesant si punëtorë, ajo nuk na sheh si qytetarë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka cituar intervistën që e ambasadorint gjerman, me ç’rast ka thënë se qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza vetëm kur i duhen Evropës si fuqi punëtore.

    Ajo është shprehur se BE-ja nuk i sheh kosovarët si qytetarë por si punëtorë.

    “Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash. Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social facebook.

    Postimi i plotë:

    Ambasadori gjerman në intervistën e dhënë për Express na e kujtoi një çështje që gati e kishim harruar: Kosova s’ka pse kërkon liberalizim vizash.

    Parave të Kosovës nuk iu kërkon kush viza. Qytetarëve po. Mallrat evropiane e kanë derën hapur këtu. Paratë e Kosovës lëvizin lirshëm po ashtu drejt Evropës.

    Siç duket, ato janë mjaft evropiane, i kanë plotësuar kriteret. 50% të shumës së përgjithshme të importit në Kosovë vjen nga BE. Shifrat nga Agjencia e Statistikave tregojnë për 12 miliardë euro vlerë që Kosova i ka dërguar ndër vite. 1.7 miliard ishte viti i fundit, përkundër 138 milionëve që kemi eksportuar. 12 me 1 është bilanci negativ tregtar.

    Qytetarët e Kosovës marrin lehtë e shpejt viza kur i duhen Evropës si fuqi punëtore. 140 mijë euro llogaritet të kushtojë përgatitja për një mjek të përgjithshëm në Kosovë. Mbi 200 mijë një specialist. Kostoja gjermane është shumë herë më e madhe. Por Gjermania i merr falas, pa asnjë kosto. Me vizë e pa vizë, mjekë, infermierë, inxhinierë, punëtorë të IT të përgatitur nga sistemi i varfër i Kosovës pa asnjë kosto po i shkojnë sistemit të pasur gjerman.

    Ky është momenti për të thënë: Ikja e trurit është shfrytëzim.

    Për Bashkimin Evropian mund të jemi “interesant” si punëtorë, nuk jemi të këqij as si konsumatorë. Por nuk na shohin dot si qytetarë. PSD

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave. Ai ka theksuar se...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Vip10 Shtator 2024
    Edona James muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie. Ajo më një video që publikoi thotë të kundërtën. Edona,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.