Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet në Kosovë, si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Natyra Kuçi e PSD-së, thotë se mbyllja e cerdheve do të thotë mbyllje për gratë.
“Mbyllja e qerdheve, në shoqërinë tonë do të thotë mbyllje për gratë. Prandaj, por jo vetëm, mbyllja e qerdheve është vendim i gabuar i Qeverisë!”, thotë ajo.