×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryhet Obduksioni, mungesa e oksigjenit s’ishte shkak i gjashtë vdekjeve të dyshimta në QKUK

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Të mërkurën bëhet një muaj kur gjashtë persona vdiqën në rrethana ende të pasqaruara brenda Klinikës Infektive. Vdekja e tyre u cilësua si e dyshimtë nga organet e sigurisë, pasi të gjithë ndërruan jetë në një interval të shkurtër kohor. E dyshimet e para ishin se kanë vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

    Por, mungesa e oksigjenit duket të mos qenë shkas i vdekjes së tyre.

    Burime të Gazetës Objektiv brenda institucioneve të hetuesisë, bëjnë të ditur se vdekjet kanë qenë të natyrshme.

    Tashmë obduksioni i viktimave ka përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Këtë e ka konfirmuar për Objektivin drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu.

    “Obduksioni ka përfunduar dhe raportin ne do të ia dorëzojmë prokurorit. Në raport tregohet se cili është rezultati i obduksionit ”, potencoi Gërxhaliu.

    Por Gërxhaliu nuk ka treguar se çka ka rezultuar nga obduksioni i trupave.

    Ky raport i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka arritur të Prokuroria e Prishtinës. Një burim nga ky organ i akuzës thotë se janë në dijeni që ka përfunduar obduksioni, por ende nuk e kanë pranuar.

    “U deshtë shumë e ekipe të mjekëve me dhanë mendim profesional dhe kemi kërkuar me u vërtetu shkaku i vdekjes edhe ata a kanë krye punën, por rezultatet nuk i di se kam shkuar në pushim, aparatet janë konfiskuar për me ditë a kanë qenë në gjendje të rregullt a jo”, ka treguar ky burim brena prokurorisë.

    E raportin e autopsisë është duke e pritur edhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Ushtruesja e Detyrës së Kryeinspektores, Nora Krasniqi tha për Gazetën Objektiv se raporti i këtij institucioni do të dorëzohet së shpejti.

    Megjithatë, ish-drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se vdekjet kanë ndodh në periudha të ndryshme dhe sipas matjeve të brendshme gjithçka ka qenë në rregull me oksigjenin në natën kritike.

    “Na i kemi bërë matjet e brendshme atë natë dhe ka qenë gjithçka ne rregull, edhe vdekjet nuk kanë qenë të njëjtët kohë. Kjo do të vërtetohet edhe me mjekësinë ligjore”, ka theksuar Sejdiu për Objektivin.

    Sipas tij objekt i hetimit duhet të jetë edhe mjeku kujdestar, i cili natën kritike e ka thirrë Policinë.

    Ndryshe, në orët e parë të 5 korrikut, në Klinikën Infektive në Prishtinë, gjashtë persona të prekur me koronavirus humbun jetën brenda një periudhe të shkurtër kohore.

    Rasti ishte raportuar në orën 01:00 të datës 5 korrik.

    Të nesërmen, ekipet e Mjekësisë Ligjore, policia e Prokuroria zbarkuan në oborrin e Klinikës Infektive për të kryer veprimet hetimore.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.