×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja Osmani priti përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit,  Vjosa Osmani priti sot përfaqësuesit e “Handikos Prishtina” dhe të Shoqatës së të verbërve. Përfaqësuesit e këtyre organizatave e njoftuan znj. Osmani me sfidat me të cilat po ballafaqohen personat me nevoja të veçanta në Kosovë, e sidomos me problemin me mungesën e qasjes, si dhe me vështirësitë të cilat po i shoqërojnë ata gjatë kohës së pandemisë.

    Sipas tyre, shqetësues është sidomos fakti që politikat për menaxhimin e pandemisë i kanë shpërfillur pothuajse tërësisht nevojat e personave me nevoja të veçanta

    “Mbështetur në të gjeturat e raportit ‘Standardet ndërkombëtare mbi çështjet e aftësisë së kufizuar: Ku qëndron Kosova?’, korniza ligjore aktuale për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë është vetëm 30% në përputhje me acquis communautaire”, tha z. Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it.

    Kryetarja Osmani, ndërkaq, theksoi se është i domosdoshëm plotësimi i kornizës ligjore dhe se ky do të ishte vetëm hapi i parë drejt plotësimit të nevojave të këtij komuniteti, i cili duhet të pasohet me zbatim të plotë të legjislacionit dhe krijim të kushteve dhe infrastrukturës së duhur për realizimin e të drejtave bazë të këtij komuniteti.

    “Mbështetja dhe iniciativa e Kuvendit për plotësim të legjislacionit në përputhje me ‘acquis communautaire’ nuk do të mungojë. Fakti që korniza jonë legjislative është vetëm 30% në përputhje me të, është dëshmi që ne kemi ende shumë punë për të bërë, prandaj është e nevojshmë të fillojmë të aplikojmë një qasje më proaktive si institucione”, tha znj. Osmani

    Më tej, ajo theksoi që pandemia na e ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka shëndeti i qytetarëve për mirëqenien e përgjithshme, andaj, politikat tona zhvillimore duhet të jenë të tilla që ta vënë shëndetin në rend të parë dhe që këto politika të përpilohen duke marrë për bazë mirëqënien e qytetarëve të të gjitha kategorive.

    “Përfundimisht, politikëbërësit duhet ta kuptojnë që qytetarët me nevoja të veçanta nuk duhet të shihen si barrë, por si potencial për zhvillim, andaj ne duhet të mobilizohemi që t’ua krijojmë atyre kushtet e duhura që ata të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në shoqëri”, tha Osmani.

    Bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin edhe ashtu të mirë të deritashëm, në mënyrë që të punojnë së bashku në përplotësimin e kornizës ligjore, me qëllim që ligjet e vendit të jenë reflektim i drejtpërdrejtë i nevojave të identifikuara nga personat me nevoja të veçanta.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.