Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Avni Jashari, ka thënë se është larguar nga politika.
Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me ç ‘rast i liroi të gjitha pozitat që kam brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e largimit tim ka të bëjë me gjendjen time shëndetësore dhe rehabilitimit tim post-operator ku javë më parë pata ndërhyrje kirurgjikale”.
“Qendrën e Lipjanit (Degën) deri në zgjedhjet e brendshme do ta drejton koordinatori, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti të cilit i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar ai.