Sot, ekipet e shtabit emergjent të komunës së Obiliqit, kanë filluar shpërndarjen e formulareve të aplikimit për banorët e rezultuar pozitiv në të gjitha lokalitetet e Obiliqit, sipas listave të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, duke u bazuar në vendimin për subvencionimin e qytetarëve të prekur me Covid-19, në qytetin e Obiliqit.
Kryetari Gashi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se: “Secili që ofron dëshmi për realizimin e testimeve pozitiv me PCR, gëzojnë të drejtë e subvencionimit nga ky vendim.“