×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesuesi priti në takim anëtarin më të ri të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim anëtarin më të ri të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës së Kosovës, Agron Beka, i zgjedhur së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.

    Hyseni i ka uruar mirëseardhje Bekës, me ç’rast e njoftoi me përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe trupave ndihmëse të tij, me detyrat dhe përgjegjësitë e KPK-së dhe trupave të saj, si dhe aktivitetet që do të realizohen deri në përfundim të këtij viti kalendarik.

    “Ne mirëpresim bashkëpunim tuaj profesional në proceset dhe sfidat e ardhshme, në mënyrë që të arrijmë avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve që do të mundësojnë sa më shumë efikasitet, llogaridhënie dhe transparencë në sistemi prokurorial të vendit tonë”, tha Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni.

    Gjithashtu, Hyseni, ka vlerësuar angazhimin e Kuvendit të Kosovës në procesin e përzgjedhjes së anëtarit të KPK-së, duke theksuar se ende mbeten vakante edhe dy pozitat e anëtarëve të tjerë nga radhët e shoqërisë civile dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat janë mjaft të rëndësishme për funksionalitetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Në fund të takimit, anëtari i ri i KPK-së, Agron Beka, ka falënderuar për mikpritjen, duke shprehur përkushtimin e plotë për të dhënë kontributin e tij profesional dhe ligjor në kuadër të kompetencave që do t’i ushtrojë gjatë mandatit pesëvjeçar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.