×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryesindikalisti i mjekëve: Mbi 300 mjekë të infektuar, rrezikohet reduktimi i stafit mjekësorë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kryetari i Federatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka ngritur alarmin se mund të ketë reduktim të personelit shëndetësorë, pas infektimit të tyre me Coronavirus.

    Sipas Sylës, pas infektimit, mjekët rrezikojnë që të mos ofrojnë shërbimet që janë të nevojshme për qytetarët në këtë kohë pandemie, shkruan Front Online.

    Ai potencon rrezikun që situata mund të përkeqësohet dhe të vihet në një gjendje alarmante.

    “Të reduktohet stafi është rreziku më i madh dhe që të mos mund të japim shërbime çfarë duhet të japim ne. Në vazhdimësi kemi thënë që na nevojitet staf shtesë, pa e ditur që kjo pandemi do të ndodh, mirëpo po presim që këto ditë të lëviz diçka nga Qeveria që ta rrit numrin e punëtorëve. Edhe këta që janë momentalisht janë shumë të lodhur. Që sa muaj i kemi ku i kemi, dhe nëse e shtojmë që edhe numrin e të infektuarve që është duke u rritur shumë, me të vërtetë është një situatë pak më alarmante”, ka deklaruar ai.

    Syla për Front Online ka deklaruar që këtyre ditëve, numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me Coronavirus, mund ta ketë kaluar shifrën 300.

    “Deri pardje kanë qenë 257 punëtorë shëndetësorë të infektuar me Covid-19. Ky numër me siguri këto ditë vetëm se e ka kaluar shifrën 300. Mos harroni që jemi duke pasur ende shumë raste të kontaktit duke u testuar dhe ky numër tani nëse i`a bashkëngjisim edhe atyre të vetë izoluar është një numër goxha i lartë”, ka thënë kryesindikalisti i mjekëve.

    Për sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, kryesindikalisti i mjekëve, ka thënë për Front Online, që situata është politizuar.

    “Kjo çështje është duke u politizuar shumë. Kam një apel për të gjitha partitë politike që të mblidhen dhe ta bëjnë ligjin anti-Covid. Kjo është shumë më rëndësi.
    Le ta bëjnë rishikimin e buxhetit dhe të ndahen mjetet për shëndetësi dhe për punëtorët shëndetësore në tërësi”, ka thënë ai.

    Vdekjet në Infektivë, Syla: Të mos linçohemi, më së paku kanë faj mjekët dhe infermierët

    Kryesindikalisti i mjekëve, Blerim Syla, në një intervistë për Front Online, ka thënë që nuk duhet të drejtohet gishti nga mjekët dhe infermierët, për vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në Klinikën Infektive në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

    “Për sa i përket vdekjeve nga oksigjeni, aty më së paku është faji i punëtorëve shëndetësorë dhe unë jam ai që duhet t`i mbrojë punëtorët shëndetësorë dhe jo të keqen. Mirëpo t`ia lëmë këtë çështje organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

    Syla pati një kritikë për të gjithë ata që i fajësuan mjekët për këtë situatë të krijuar.

    “Ajo çfarë unë e kam si kritikë, është që të mos ngutemi dhe t`i linçojmë mjekët dhe infermierët që janë duke e bërë një punë goxha heroike dhe tash të mos e keqpërdorin edhe familjarët të cilët janë duke u futur brenda, po e shohin situatën dhe të dalin me deklarata që i kanë dhënë këto ditë. Nuk duhet të linçohemi, nga heronjtë tash të kthehemi në diçka tjetër nuk është mirë”, ka thënë ai për Front Online.

    Syla: Me sa më shumë testime situata bëhet më e qartë

    Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë është zotuar që do të fillojë me testime masive të qytetarëve për Coronavirus. Kjo gjë është mirëpritur edhe nga Federata e Mjekëve të Kosovës. Blerim Syla ka thënë për Front Online, që sa më shumë testime të ketë, situata bëhet më e qartë.
    “Ju e dini që në vazhdimësi kam kërkuar që të rritet numri i testimeve. Është një lajm i mirë që tash në qoftë se do të fillojnë kapacitete të shtrihen edhe në laboratore private sepse sa më shumë testime, situatën e kemi më të qartë. Kapacitete kanë qenë mjaft të limituara si nga aparatura, ashtu edhe nga mikrobiologët. Kemi tash pak ma shumë dhe kanë mundësi të trajnohen. Janë punësuar edhe disa prej tyre dhe shpresoj që të rritet edhe numri i testimeve”, ka thënë ai.
    Syla: Do t`i ofrojmë bashkëpunim Valbon Krasniqit
    Bordi i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka shkarkuar dje nga pozita e përgjithshme e drejtorit të QKUK-se, Basri Sejdiut. Në vend të tij, si ushtrues detyre është emëruar Valbon Krasniqi. Lidhur me këtë ndryshim, kryetari i Federatës së Mjekëve të Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për Front Online, që me rëndësi është vendosja e një njeriu të duhur në këtë pozitë.
    “Është e drejtë e Bordit se si ka punuar. Unë mendoj që është e drejtë edhe e ish-drejtorit që të mbrohet dhe tash se kush kë e ka emëruar aty është një çështje krejt tjetër. Tash jemi në Kosovë dhe po dihet çdo gjë. Ajo çka për Sindikatën është me rëndësi është që të vendosen njerëzit e duhur në kohën e duhur”, ka thënë Syla.

    Ai ka thënë që edhe doktorit Krasniqi, do t`i ofrojë bashkëpunim njësoj si paraardhësit të tij.

    “Unë vetëm i ofrojë bashkëpunim, edhe z.Valboon Krasniqit siç i kam ofruar edhe ish-drejtorit, ndërsa Bordi duhet të jetë me aktiv me disa veprime”, ka deklaruar ai.

    Syla: Nuk janë rrethana për protesta, ka ardhur koha për “Betimin e Hipokratit”

    Së fundmi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për Paga në sektorin Publik. Kundërshti poër këtë vendim të Kushtetueses, pati edhe nga Federata e Mjekëve. Në një intervistë për Front Online, kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka thënë që ky vendim ka prekur afër 70 mijë punëtorë.

    “Ne jemi në një kohë kur janë atakuar pothuajse 70 mijë punëtorë, dhe në mesin e tyre janë të gjithë punëtorë shëndetësorë. Që në ditët e para kam kontaktuar si me kryeministrin dhe me ministrin e Shëndetësisë, dhe poashtu edhe me z.Besnik Tahiri që është koordinator, që të përshpejtohet Ligji i ri. Në të njëjtën kohë kam kërkuar që të bëhet shtesë paga e punëtorëve shëndetësorë”, ka thënë ai.

    Syla ka hedhur poshtë mundësinë e organizimit të protestave si formë e kundërshtisë për vendimin e Kushtetueses.

    “Me siguri sikur të mos ishte pandemia do ta kishit një reagim goxha të ashpër, por ja që tash ka ardhur koha jonë, e “Betimit të Hipokratit”. Ne i kemi duart e lidhura. Nuk mund të bëjmë protesta dhe greva. Do të ketë reagime, tentime, kontakte të vazhdueshme, por e kemi të pamundur që të ndërmarrim veprime sindikale sepse kjo do të shkonte në dëm të popullatës”, ka thënë ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin 60-70 minuta, për momentin. E në Jarinje ato...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.