×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia mblidhet pas pushimeve, në rend dite pikat e papërfunduara dhe dy interpelanca

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas pushimit i është kthyer punës në kuadër të sesionit vjeshtor

    Në rendin e ditës të mbledhjes që tashmë ka nisur do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të 13, 15 dhe 23 korrikut dhe 7 gushtit ku në ren dite është votimi i propozim-rezolutës lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 të propozuar nga GP i VV-së, si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

    Gjithashtu në rend është edhe përgatitje për seancë të re, ku parashihet dy interpelanca: ajo e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 si dhe interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, shkruan EO.
    Rendi i ditës:

    I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:

    1. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

    2. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

    III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

    IV. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:

    1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

    V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:

    1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

    VI. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

    4. Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007,

    7. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve për vitin 2019,

    8. Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

    9. Zgjedhja e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

    10. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.