Ka rreth 40 minuta që kur do duhej të ndalej qarkullimi në tërë Kosovën për ta respektuar kufizimin e lëvizjes si masën e mbrojtëse ndaj COVID-19, mirëpo kjo masë nuk po respektohet në kryeqytet, shkruan Front Online.
Në një video të dërguar nga lexuesit e Front Online, shihet se në këto momente në Prishtinë, ka kolona të mëdha në disa rrugë, pavarësisht se ora shënon 22:45.
Sipas vendimit të Qeverisë, thyerja e kufizimit të lëvizjes mund të dënohet me 300 euro gjobë.