×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Isufaj priti në takim shefin e EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark.

    Nw njofimin e dwrguar nga Prokuroria, Isufaj, fillimisht e ka uruar shefin e EULEX-it, për detyrën e re, si dhe e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial.

    Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar nevoja për avancimin e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës.

    Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën e Prokurorisë Speciale, për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se në kuadër të saj ka nxjerr Strategjinë për Riorganizimin e kësaj prokurorie, ku ka themeluar Departamentin për Krim të Organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK-së, Departamentin për Terrorizëm, Departamentin për Korrupsion dhe Krim Financiar si dhe Departamentin për Krime të Luftës, si dhe caktimin e prokurorëve nëpër këto departamente.

    Ndërkaq, shefi i EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, ka shprehur gatishmërinë që brenda mandatit të cilin e ka misioni i EULEX-it, ta përkrah dhe mbështes punën e Prokurorisë Speciale në promovimin e sundimit të ligjit.

    Isufaj dhe Wigemark gjatë këtij takimi e vlerësuan si të nevojshëm edhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.