×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryepeshkopi Joan mban meshën e parë për besimtarët në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, meshoi në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë të Dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar.

    Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.

    Sot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit moderrn, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirëtërore, mungon drita e vërtetë.

    Duke mohuar pseudo-veten ne do zbulojmë veten tonë, duke ndriçuar veten ne kemi shpresë të ndriçojmë shumë njerëz. Unë jam i emocionuar, kam shërbyer për 27 vite, dua të falenderoj të gjithë klerikët dhe besimtarët, ndarja për një kohë kaq të gjatë (shërbese)nuk është kaq e lehtë.

    Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme”, tha Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani.

    Të gjithë qytetarët dhe besimtarët pjesëmarrës shprehën mirënjohjeje dhe falenderim për kryepeshkopin.

    Pas një shërbese të përkushtuar, besimtarët qëndruan për rreth 4 orë në katedrale për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore që nisi në orën 09:00, pas shërbesës së mëngjesit që u zhvillua në orën 07:30.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”,...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja që ka arritur kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 dhe Statuti i Asociacionit i...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.