Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së gjithashtu votoi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të jetë nënkryetari i ri i LDK-së.
I pari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një letre ka treguar se 99 anëtarë të Këshillit të Përgjigthshëm të LDK-së janë përgjigjur në pyetjen që Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, prej tyre 92 kanë votuar pro, ndërsa 3 janë shprehur kundër, 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur.
Mustafa ka konstatuar se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së, ndërsa Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.
“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë”, ka thënë Mustafa,