Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka shtyrë për nesër rishikimin e buxhetit për vitin 2020, raporton Front Online.
Ai ka deklaruar se vendit i duhen edhe 700 milionë euro për të krijuar Fondin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Për shtyrjen të buxhetit, këtë pikë e kemi shtyrë për nesër sot gjatë ditës pres që të finalizuar buxheti dhe keni kohë deri nesër që ta shihni dhe do të njoftoni nesër në mëngjes për ta miratuar rishikimin e buxhetit”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Hoti theksoi se këto para duhet të sigurohen sa më shpejt.
“Ministrja duhet të bëjë angazhim që të jetë deri në 700 milionë euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike. Të mos preken projektet kapitale por të rishikohet dinamika”, shtoi ai.
Qeveria gjithashtu po ashtu ka miratuar Nismën për miratimin e Protokollit numër 7 për Zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda CEFTA-s./Front Online
Qeveria vendos: Nga 22 qershori hapen të gjithë kufijtë tokësorë