×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria vendos: Nga 22 qershori hapen të gjithë kufijtë tokësorë

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Qeveria e Kosovës  në mbledhjen e sotme ka votuar pro për hapjen e disa pikave të tjera të kufijve tokësorë në vend, raporton Front Online.

    Më 22 qershor pritet që të hapen edhe pikat kufitare në Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë, pika këto që vazhdojnë të jenë të mbyllura.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë prezantimit të tij, ka kërkuar që ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë,  dhe i cili do të fillojë të zbatohet më 22 qershor.

    “Kërkesa e MSH-së konsiston të plotësohet të ndryshohet pika e pestë e qeverisë në të cilën ne paraprakisht kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më parë dhe është parë e domosdoshme që për shkak të fluksit të madh i qytetarëve që të hapen edhe pikat e tjera, Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë e Mutivodë. MSH-ja parasheh që gradualisht të hapen edhe pikate tjera kufitare. Ajo çka kisha dashur që ju kisha lutur që të jetë e përcaktuar që ky vendim të hyjë në fuqi më 22 qershor të këtij viti”, deklaroi Zemaj, raporton Front Online

    Poashtu Zemaj ka  kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha rekomandimet e MSH-së dhe IKSHPK-së për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit.

    Para kabinetit qeveritar Zemaj,  theksoi se gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe manuale për mbrojtjen nga përhapja e Coronavirusit, e që sipas Zemajt do të zbatohet në përpikëri nga të gjitha institucionet, qofshin shtetërore apo ato private.

    Theksojmë se deri më tani kufijtë tokësorë që kanë qenë të hapur janë: Dheu i Bardhë, Vërmicë, Merdare dhe Jarinjë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2025
    Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore...
    Lajme20 Maj 2025
    Një mjek, gjinekolog, ka pësuar lëndime trupore sonte në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, teksa...
    Lajme20 Maj 2025
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.