×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri grek njofton një riorganizim të forcave të armatosura dhe blerje armësh

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot një program të madh të blerjeve të armëve dhe një riorganizim të forcave të armatosura të vendit, ndërkohë që tensioni rritet me Turqinë në Mesdheun Lindor.

    Mitsotakis theksoi se Greqia do të blinte 18 avionë luftarakë me prodhim francez “Rafale” si dhe anije dhe helikopterë ndërkohë që do të rekrutojë 15 000 ushtarë shtesë dhe do të financojë më shumë industrinë e saj të mbrojtjes, raporton ATSh.

    “Ka ardhur koha të riforcojmë forcat tona të armatosura (…) Bëhet fjalë për një program të rëndësishëm që do të formojë një mburojë kombëtare”, deklaroi kryeministri grek në një fjalim në Selanik, në veri të Greqisë.

    Ai theksoi se ky program do të mundësojë krijimin e mijëra vendeve pune.

    Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, theksoi dje se vendi i tij priste që Bashkimi Europian të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.

    Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    I është vënë gur themeli i objektit të Institutit Special në fshatin Zborc të Shtimes. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali , gjatë edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Është gruaja e parë që ka udhëhequr shtetin, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Rajonin. Ka arritur gjithashtu gradat më të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka mision më fisnik sesa të sigurohemi që fëmijët e sotëm...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ilir Ibrahimi, opinionist, ka treguar për një bisedë që e ka pasur me një mik të tij. Ai ka shkruar në rrjete...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po qëndron në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë -Serbi. Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Bislimi atje ndodhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.