Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka njoftuar se ka rezultuar pozitive për koronavirus.
Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, derisa ka thënë se edhe nëse ka përkeqësim të gjendjes, nuk do të dalë nga shtëpia, derisa të vijë autoambulanca.
“Une do te respektoj te gjithe, do te izolohem, e edhe nese perkeqesohem, nuk do te dal derisa te vije autoambulanca te me marre! Andaj, duke ju ruajtur juve, do t’a ruaj edhe veten!”, ka shkruar Sejdiu.