×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryediplomati rus sërish sinjalizon gatishmërinë për propozimet e Trumpit për Ukrainën

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët propozimet për të zgjidhur luftën në Ukrainë, duke thënë se administrata e re amerikane “ka nisur të pranojë realitetet në terren”.

    Këto deklarata Sergei Lavrov i bëri gjatë një konference vjetore për mediat më 14 janar. Edhe më herët, zyrtarë të lartë rusë kanë bërë deklarata lidhur me propozimet potenciale për armëpushim në konfliktin, që muajin e ardhshëm shënon përvjetorin e tretë.

    Trump ka thënë se dëshiron të takohet direkt me presidentin rus, Vladimir Putin, për të tentuar që ta zgjidhë luftën, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 1 milion trupa në dy anët.

    Rusia, trupat e së cilës aktualisht kanë nën kontroll rreth 20 për qind të territorit ukrainas, e ka justifikuar pushtimin e saj të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, duke përdorur një sërë arsyetimesh të ndryshme, përfshirë parandalimin që Kievi të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

    “Ne do të presim për iniciativa specifike. Presidenti Putin ka thënë në shumë raste se është i gatshëm të takohet, por ende nuk janë bërë propozime”, tha Lavrov gjatë konferencës për media që zgjati tri orë.

    “Presidenti Trump po ashtu tha se Putini dëshiron të takohet dhe ai beson se duhet të takohen, por fillimisht Trump duhet të marrë detyrën”.

    Në ditët e fundit si president i SHBA-së, Joe Biden, ka nxituar të dërgojë miliarda dollarë armatime dhe pajisje të tjera në Ukrainë, duke synuar që të forcojë arsenalet e Kievit në rast se administrata e re e Trumpit do të zvogëlojë dërgesat e armëve.

    Në Kiev, zyrtarët ukrainas kanë sinjalizuar po ashtu se janë të hapur që të dëgjojnë propozimet për paqe të Trumpit.

    Gjatë jë interviste për Newsmax më 13 janar, Trump tha se Putin është gati të takohet sapo ai të inaugurohet si president më 20 janar.

    “E di se ai dëshiron të takohet dhe unë do të takohem me të shumë shpejt”, tha Trump.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve pas deklaratave të Lavrovit se ende nuk ka pajtim për detajet lidhur me një takim mes Trumpit dhe Putinit.

    Këshilltari i ri i Trumpit për siguri kombëtare, Mike Walz, po ashtu ka përmendur një shtytje të re diplomatike për të zgjidhur çështjen e konfliktit. Por, ai po ashtu ka sinjalizuar se kërkesat ukrainase që Rusia të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara ka pak gjasa të përmbushet.

    “Thjesht, nuk mendoj se është realiste të thuhet se ne dëbojmë çdo rusë nga çdo milimetër i territorit ukrainas, madje edhe nga Krimeja”, tha ai për ABC News më 12 janar.

    “Presidenti Trump e ka pranuar këtë realitet dhe mendoj se ka qenë një hap i madh përpara që e gjithë bota po e pranon këtë realitet. Tani, le të ecim përpara”. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur është këngëtari...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për një vizitë që synon të dërgojë një sinjal të qartë...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar për FrontOnline se ka marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në inaugurimin...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadorin William Walker, me të cilin folën për Masakrën...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një...
    Vip14 Janar 2025
    Ditën e sotme, reperi Stresi ka organizuar protestë kundër bullizimeve që po i bëhen Gjestit. Në Instastory ka nisur të publikojë pankartat...
    Lajme14 Janar 2025
    Pas një sërë aktesh të dyshuara si sabotim në kabllot nën det në Detin Baltik, Gjermania do të marrë pjesë në mbikëqyrjen...
    Vip14 Janar 2025
    Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga Prime i radhës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” nuk mungojnë debatet e ashpra...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.