×
  • Sport
  • Sport

    Cilësi e dobët, 100 sportistë kthejnë medaljet e fituara në Paris 2024

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të medaljes së lakmuar.

    Janë 100 sportistë fitues në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilët kanë kthyer medaljet e tyre olimpike pesë muaj pas pjesëmarrjes.

    Problemi është përkeqësimi serioz i medaljeve, shqetësim për cilësinë e dobët që i ka lënë vendin kritikave dhe polemikave të ashpra.

    Ai që e trazoi situatën ishte amerikani Nyjah Huston, që fitoi medaljen e bronztë në Paris 2024, i cili në rrjetet sociale tregoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet medalja e tij. Një lëvizje që vuri në lëvizje edhe sportistë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, duke treguar medaljet e ndryshkura dhe thuajse të panjohura, sigurisht që nuk shkëlqejnë dhe të shfaqen me krenari ashtu siç duhet.

    “Kur ato janë krejt të reja, këto medalje janë fantastike. Por gjithçka që duhet të bëni është t’i mbani ato pak, ndoshta me pak djersë, dhe me sa duket cilësia nuk është aq e lartë”, tha Huston.

    Por çfarë ndodhi? Problemet u ngritën për shkak të ndalimit të përdorimit të një komponenti kimik dhe kohës së kufizuar në dispozicion për të testuar zgjidhjet e reja.

    Drejtuesit e Monnaie de Paris u shkarkuan. Medaljet e bronzit janë një përzierje e bakrit, zinkut dhe kallajit dhe bronzi tenton të oksidohet nëse ekspozohet ndaj ajrit dhe lagështisë. Përdorimi i një metali më të lirë përshpejton kohën e përkeqësimit./Rtsh

    Nga Rubrika
    Sport06 Shkurt 2025
    Kombëtarja e Kosovës U-21 i mësoi sot emrat e kundërshtarëve që do t’i ketë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian...
    Sport06 Shkurt 2025
    Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka folur rreth organizimit të Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027. Ai shprehet se është...
    Sport06 Shkurt 2025
    Real Madridi ka fituar me zor ndaj Leganesit në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Luka Modriq në minutën e 18-të dhe Endrick...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga LDK, Hysen Çekaj, ka theksuar rëndësinë e mërgatës kosovare në procesin politik, duke e cilësuar angazhimin e saj...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor ka tronditur Komisionin Qendror Zgjedhor. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për...
    Ekonomi06 Shkurt 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, në një konferencë për media deklaroi se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.