×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryediplomati gjerman: Asnjë mbyllje kufijsh të BE-së, pa votë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Evropë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve me koronavirus, por ai theksoi se kjo nuk duhet të bëhet më pa një votim.

    “Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në një rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër”, tha Maas në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmev, DPA, duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në të gjithë Europën.

    Në fillim të pandemisë së koronavirusit, shumë shtete anëtare të BE – përfshirë Gjermaninë – mbyllën kufijtë e tyre në mënyrë të njëanshme.

    Pothuajse të gjithë kufijtë në Bashkimin Europian dhe në zonën pa kufij të Schengenit janë përsëri të hapura.

    Përjashtimet e vetme janë Norvegjia dhe Finlanda, të cilat planifikojnë të rihapin kufijtë e tyre në mes të korrikut.

    “Europa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas.

    “Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai.

    Gjermania merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm më 1 korrik.

    Maas tha se pritshmëritë e 26 vendeve të tjera anëtare të BE-së për presidencën e Gjermanisë në BE janë shumë të larta dhe janë rritur nga pandemia.

    “Ne duhet ta udhëheqim Bashkimin Europian drejt një pozite shumë më të fortë”, tha ai.

    Për Maas, tre synimet më të rëndësishme për presidencën e Gjermanisë janë marrëveshja për programin e rindërtimit pas pandemisë dhe buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, përfundimi i suksesshëm i negociatave të Brexit me Britaninë e Madhe dhe pozicionimi i përbashkët i Europës në marrëdhëniet me SHBA, Kinën dhe Rusinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas...
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Sport19 Korrik 2025
    Sipas FIFA-s, Kupa e Botës për Klube e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm global,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.