×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia mban zgjedhjet parlamentare

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Kroatët po votojnë më 17 prill në zgjedhjet parlamentare, që po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit, Andrej Pllenkoviq, dhe partisë konservatore në pushtet, HDZ, që opozita e ka akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

    HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) po shpreson që të përdorë mbështetjen, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik.

    Kjo parti ka mbizotëruar skenën politike, që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991.

    Analistët thanë se shumë skandale korruptive, përfshirë edhe emërimin që Pllenkoviq bëri të prokurorit të shtetit i cili njihet se ka lidhje me persona të përfshirë në afera korruptive, mund të bëjë që HDZ-ja të humb shumicën.

    Pllenkoviq ka mohuar çdo keqbërtje.

    Afër 3.7 milionë votues do të zgjedhin në mesin e më shumë se 2.000 kandidatëve. Sondazhet e para pritet të dalin disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndërkaq rezultatet zyrtare pritet të publikohen në ditët në vijim.

    Sondazhi i fundit i IPSOS tha se HDZ-ja pritet të fitojë 60 ulëse në Parlamenti prej 151 vendesh, apo më shumë ulëse se çdo parti tjetër. Megjithatë, ky numër i mandateve nuk është i mjaftueshëm për një shumicë të plotë, andaj pritet të zhvillohen bisedime për koalicion qeverisës.

    Rivali kryesor i Pllenkoviqit, presidenti Zoran Millanoviq, i cili ka deklaruar se do të japë dorëheqje për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate e tij (SDP) merr pushtetin, me ndihmën e partive më të vogla.

    “Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kroacisë. Kroacia nuk mund të kalojë edhe katër vjet të tjera nën sundimin e Pllenkoviqit”, tha Millanoviq përmes një videoje të publikuar në Facebook.

    Nëse rezultatet e vendosin SDP-në parti të parë, kjo do të mund të ndryshonte qëndrimin e shtetit në shumë çështje të mëdha, sikurse është mbështetja për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

    Millanoviq kundërshton ndihmën për Ukrainën.

    Koalicioni i udhëhequr nga SDP-ja, i quajtur Lumenjtë e Drejtësisë, parashikohet të dalë i dyti në zgjedhje me 41 ulëse në Parlament, ndërkaq Lëvizja Atdheu e krahut të djathtë dhe partia Mozemo pritet të dalin në vendin e tretë, përkatësisht të katërtin, me 15, respektivisht 11 ulëse parlamentare./REL/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan me një dron anijen transportuese MSC Orion në Oqeanin Indian, si pjesë e fushatës së...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.