×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia e mbështet, por liberalizimi i vizave varet nga Bashkimi Evropian

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, deklaroi se shteti kroat mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, porse kjo çështje varet nga Bashkimi Evropian. Gjithashtu, ajo tha se bizneset kroate nuk e shohin një vend të sigurt Kosovën për të bërë investime, e këtu sipas saj ndikojnë edhe turbulencat politike në vend.

    Lekaj-Përlaskaj, në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Kroacisë, mungesën e bashkëpunimit ekonomik dhe gjendjen e kosovarëve në Kroaci.

    Deputetja që për tri mandate në Parlamentin e Kroacisë përfaqëson shqiptarët, thotë se shteti kroat e ka vullnetin që të mbështesë Kosovën drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.

    “Sa i përket bashkëpunimit politik është në një nivel të duhur, mirëpo këtu mungon bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik, dhe mendoj që Kosova mund të mësojë shumë nga Kroacia, sepse Kroacia e ka vullnetin të jetë mbështetëse e Kosovës për hyrjen e saj në Bashkimin Evropian, pra për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian këtu e ka mbështetjen më të fortë Kroacinë”, thotë ajo.

    Ajo potencon se bizneset kroate nuk e shohin një vend të sigurt Kosovën për të bërë investime, për çka tha se është duke punuar që të rihapet Oda Ekonomike atje.

    “Turbulencat politike që janë brenda në Kosovë dhe një pasiguri. Mendoj që kur të arrihen këto gjëra që të bëhet një siguri më e fortë këtu në Kosovë, atëherë do të jetë edhe interesimi më i madh i kroatëve të investojnë këtu. Edhe pse njëjtë është një mangësi se në vitin 2013 është mbyllur Oda Ekonomike dhe jam duke punuar në atë drejtim që të rihapet prapë Oda Ekonomike që bizneset kroate dhe kosovare të kenë një bashkëpunim më të ngushtë dhe ta kenë një adresë të caktuar ku do të marrin pjesë dhe ku do të komunikojnë”, potencon ajo.

    Deputetja Lekaj-Përlaskaj foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, për çka thotë se shteti i Kroacisë e ka mbështetur Kosovën në këtë aspekt.

    “Unë mund të them një gjë që liberalizimi i vizave varet nga Bashkimi Evropian nga Brukseli, sa i përket Kroacisë e di që Kroacia e ka ndërmarrë këtë iniciativë. Mirëpo, prapë duhet të kthehem nga kjo që edhe Kosova duhet t’i plotësojë disa kushte, disa kapituj të cilat janë dhënë si kusht nga ana e Bashkimit Evropian”, thotë ajo.

    Sa i përket gjendjes së shqiptarëve në Kroaci, deputetja Lekaj-Përlaskaj thotë se të drejtat e tyre respektohen shumë nga shteti i Kroacisë.

    Megjithatë, sfidë thotë për komunitetin shqiptar atje është që të rinjtë që shkollohen atje të punësohen në institucionet qendrore dhe lokale kroate.

    “Sa i përket komunitetit shqiptar në Kroaci mund të them se shqiptarët janë një popull shumë i zellshëm dhe punëtor që ka arritur në Kroaci të jep një kontribut të madh, së pari gjatë luftës atdhetare në Kroaci dhe pastaj me bizneset e tyre. Kështu që, është fat i mirë që shumë pak kemi raste sociale, pak e aspak. Ajo çka është më rëndësi është që kërkesat e shqiptarëve t’i arrijmë në një nivel më të lartë se deri më tani. Tani është që të kemi katedrën e Albanologjisë, të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit kroat dhe shtetit të Kosovës, të kemi disa shtëpi të kulturës, që kemi arritur deri tani t’i hapim tri shtëpi të kulturës në qarqe të ndryshme. Si dhe të rinjtë tanë të cilët janë të lindur dhe të rritur atje mos ta harrojnë origjinën e tyre dhe ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën e tyre. Të gjitha këto i kemi të garantuara me ligjin kushtetues të Republikës së Kroacisë, që më të vërtetë mund të them që është një ligj për shembull që mund të merret në këtë rajon”, thotë ajo.

    Ajo thotë se në Kroaci janë 17 shkolla fillore dhe në një gjimnaz mbahet mësimi plotësues në gjuhen shqipe.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Pas pajises së Klinikës së Mjekësisë Bërthamore me aparaturën SPECT/CT/PET ministri i shëndetësisë Arben Vitia është shprehur i lumtur që kanë arritur...
    Vip26 Prill 2024
    Jemi mësuar ta shohim në projekte dhe skeçe televizive e filmike aktoren Fiza Ramadani e cila ndërvite ka luajtur bashkë me humorist...
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.