×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza e pandemisë, prioriteti kryesor i presidencës gjermane të BE-së

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Më 1 korrik Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

    Shumë vende anëtare të BE-së e presin me padurim fillimin e presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Angela Merkel, e cila insiston në ruajtjen e tregut evropian, integritetin politik dhe, mbi të gjitha, solidaritetin në një kohë krize shëndetësore dhe ekonomike – por edhe populizmin dhe euroskepticizmin në rritje.

    Testi i parë për presidencën gjermane

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se tejkalimi i pandemisë së koronavirusit është një përparësi kryesore për presidencën e BE-së.

    Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit.

    Më 29 qershor, Merkel priti presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi të dy udhëheqësit mbështesin bashkërisht fondin e rimëkëmbjes së BE-së.

    Kancelarja tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.

    Merkel theksoi unitetin gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, duke pranuar se “pritjet janë të larta” pasi Gjermania të marrë presidencën e radhës së BE-së.

    Merkel dhe Macron së bashku propozuan krijimin e një fondi 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën të dalë nga dëmi i rëndë ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin.

    Presidenti Macron, përsëriti qëndrimin e tij se një marrëveshje mbi buxhetin e BE-së dhe fondin e rimëkëmbjes mund të gjendej në samitin e korrikut. Ai tha se fondi duhet të përfshijë 500 miliardë euro grante për vendet më të goditura.

    Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond mej 750 miliardë eurosh.

    Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja. Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin.

    Austria dhe Holanda, po insistojnë që për vendet të ndahen hua dhe jo grante.

    “Fondi nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës, por pa të gjërat vetëm do të përkeqësohen”, tha Merkel në një intervistë të publikuar më 26 qershor.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të japin dritën jeshile për një paketë të madhe stimuluese, deri në fund të korrikut.

    Sfidat tjera në udhëheqjen gjashtëmujore të BE-së

    Gazeta Financial Times shkruan se gatishmëria e Gjermanisë, për të zgjidhur çështjen e fondit të rimëkëmbjes, në muajin korrik, ka një shpjegim të thjeshtë. Agjenda e presidencës së saj do të bëhet gjithnjë e më e zënë pas pushimeve të verës, pasi diskutimet për një marrëveshje të ardhshme tregtare midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të intensifikohen.

    Berlini gjithashtu dëshiron një debat mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2020.

    Në një fjalim para parlamentit gjerman, javën e kaluar, Merkel tha se nuk ështe vetëm çështje e kapërcimit të krizës aktuale të pandemisë, por “çfarë do ta bëjë Evropën më efikase në të ardhmen”.

    Pandemia, tha ajo, zbuloi “sa i brishtë është projekti Evropian”.

    Gjermania, shtoi Merkel, duhet të përdorë presidencën e saj për të promovuar programe për mjedisin dhe ato digjitale.

    Berlini gjithashtu dëshiron të vazhdojë bisedimet për reformimin e sistemit të migracionit të BE-së si dhe të fillojë diskutimin se si BE-ja mund të marrë më shumë përgjegjësi në botë, thekson Financial Times, duke shtuar se Gjermania do të organizojë një samit të Bashkimit Evropian dhe Unionit Afrikan në muajin tetor.

    Ndërkaq, gazeta britanike The Guardian, në një artikull të saj shkruan se Merkel beson se solidariteti është i domosdoshëm në Evropë.

    “Ajo me të vërtetë paralajmëroi se dështimi në veprimet e përbashkëta të stabilizimit të ekonomisë në Evropë do t’ju shkonte për shtati forcave anti-demokratike dhe autoritare. Në një kohë kur aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta, presidenca gjermane e BE-së, e udhëhequr nga Angela Merkel është një lajm i mirë për BE-në”, përfundon Guardian.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.