×
  • Opinione
  • Opinione

    Kriza e naftës e vitit 1973, çfarë mund të mësojë Evropa

    Stephen G. Gross
    08 Nëntor 2022

    Nga Stephen G. Gross, Foreign Policy

    Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar një krizë energjetike në të gjithë Evropën. Përpara pushtimit rus më 24 shkurt, Bashkimi Evropian importonte gati 40 për qind të gazit natyror nga Rusia.

    Që atëherë, ky numër është reduktuar në më pak se 10 për qind, duke rritur çmimet e energjisë, duke shkaktuar vështirësi për konsumatorët dhe duke mbjellë farat për trazira të mundshme politike në të gjithë kontinentin.

    Në të njëjtën kohë, diçka e tillë ka krijuar një mundësi për ndryshime rrënjësore në mënyrën se si BE-ja trajton krizën energjetike.

    Kjo nuk është kriza e parë energjetike në Evropë. Gati 50 vite më parë, Komuniteti Evropian – paraardhësi i BE-së u përball me krizën e tij të parë energjetike gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1973, kur OPEC katërfishoi çmimin e naftës së papërpunuar dhe Organizata e Vendeve Arabe Eksportuese të Naftës i vendosi embargo naftës që vinte nga Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe disa vende të tjera për shkak të qëndrimeve pro-izraelite në konflikt.

    Shumë menduan se këto veprime do të shkatërronin prosperitetin e Evropës Perëndimore, e cila gjatë 25 viteve të mëparshme ishte ndërtuar mbi aksesin në hidrokarbure jashtëzakonisht të lira; në atë kohë, nafta përbënte rreth 60 për qind të energjisë së Evropës.

    Ashtu si sot, kriza e naftës e vitit 1973 krijoi gjithashtu potencialin për reforma.

    Përballja me një sfidë të tillë në shkallë të gjerë kërkonte veprim kolektiv dhe dukej se ishte një shenjë e mirë për një Evropë më të bashkuar.

    Por Komuniteti Evropian përfundimisht humbi shansin e tij për të ndërtuar një ekonomi më të gjelbër dhe më elastike.

    Interesat kombëtare u rritën shpejt, duke politizuar çmimet e karburanteve dhe duke parandaluar integrimin kuptimplotë brenda Komunitetit Evropian për çështjet e energjisë.

    Deri në vitet 1980, investimet e reja në kërkimin e naftës dhe gazit natyror shiheshin si burimi kryesor i energjisë që fuqizon ekonomitë e Evropës. Liderët e sotëm evropianë duhet të shfrytëzojnë turbulencat e krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës për të thyer zinxhirët e karburanteve fosile—së bashku.

    Në vitin 1973, politikanët në të gjithë Evropën kishin frikë se ajo do të ishte epoka e fundit e energjisë së lirë. Dhe ashtu si sot, udhëheqësit fillimisht shpresonin të menaxhonin krizën përmes integrimit evropian.

    Shumë besonin se mënyra e vetme për të shmangur politikat kombëtare të energjisë ishte përmes institucioneve bashkëpunuese që menaxhonin rrjedhën e naftës.

    Siç u shpreh kancelari i atëhershëm gjerman Willy Brandt, kriza do të tregonte se sa në të “vërtetë vlente” Komuniteti Evropian. Komisioni Evropian në Bruksel kishte promovuar një politikë të përbashkët të naftës që nga viti 1967 dhe tronditja e vitit 1973 bëri që Komuniteti Evropian të nxiste ndryshime: nga grumbullimi i rezervave të naftës deri te harmonizimi i taksave të energjisë, nxitja e kërkimit të përbashkët të naftës dhe koordinimi i çmimeve të energjisë.

    Por nga fillimi i vitit 1974, këto plane nuk funksionuan dhe shtetet anëtare në vend të kësaj hartuan politikat e tyre për të rritur prodhimin e naftës. Kur Holanda bëri thirrje për solidaritet nga anëtarët e Komunitetit Evropian, pjesa tjetër e bllokut u përbuz, nga frika se edhe ata do të ndëshkoheshin nga shtetet prodhuese të naftës.

    Në vend të kësaj, Britania dhe Franca arritën marrëveshje dypalëshe të naftës me Arabinë Saudite, ndërsa Gjermania Perëndimore u përpoq ta bënte këtë me Iranin.

    Britania dhe Belgjika kufizuan eksportin e produkteve të naftës të rafinuar tek fqinjët e tyre.

    Politika evropiane e energjisë pas vitit 1973 mbeti një çështje thellësisht kombëtare.

    Kriza e naftës vetëm sa i theksoi këto dallime, pavarësisht thirrjeve të Brukselit për një kornizë të përbashkët për të reduktuar përdorimin e energjisë dhe për të monitoruar çmimet e energjisë.

    Gjermania Perëndimore varej shumë më tepër nga tregu afatshkurtër i naftës në Roterdam – ku kompanitë e mëdha të naftës ua shisnin tepricat e tyre shitësve me shumicë me çmime jashtëzakonisht të favorshme ndërsa fqinjët e saj, blenë naftën e tyre përmes kontratave afatgjata ndërkombëtare të naftës.

    Në vitin 1973, shumë nga e majta gjermane kishin bërë thirrje për kontroll të plotë të shtetit mbi çmimet e naftës për të përballuar krizën. Por koalicioni qeverisës centrist e mbajti të paprekur tregun liberal të energjisë në vend, duke besuar se çmimi i lartë i paguar nga tregtarët me shumicë gjermane në Roterdam do të përmirësonte krizën e naftës në vend.

    Franca në fakt nuk ishte shumë e kënaqur nga politika gjermane, por udhëheqësit gjermanë pretenduan se nuk kishin zgjidhje tjetër.

    Interesi vetjak mposhti veprimin kolektiv.

    Pothuajse e njëjta dinamikë po shpaloset me gazin natyror sot, pasi Berlini po i reziston thirrjes së Brukselit për vendosjen e një çmimi tavan në të gjithë BE-në për çmimet e gazit natyror, nga frika se kjo mund ta bllokojë Evropën nga tregu global i gazit natyror të lëngshëm (LNG).

    Shumë nga liderët botërore atëherë dhe tani mendojnë se duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një çmim për energjinë.

    Deri në vitin 1973, gati 75 për qind e importeve të naftës të Komunitetit Evropian vinin nga Lindja e Mesme. Por siç vuri në dukje në atë kohë Henri Simonet, një nënkryetar i Komisionit Evropian, mbivarësia e Evropës nga një rajon për energji përfshinte “rrezikun e madh të konfliktit të interesave, ofertës dhe madje edhe shantazhit”.

    Sot, e njejta frikë e ngjashme ka bërë që anëtarët e BE-së të ofrojnë mbështetje të paprecedentë për konsumatorët e energjisë ndërsa Europa po përpiqet të heqë dorë nga gazi rus.

    Pas vitit 1973, politika për sigurinë energjetike ishte e dyanshme: kërkon njëkohësisht kursimin e energjisë dhe sigurimin e burimeve të reja të energjisë.

    Ekologët dhe teknokratët argumentuan se kursimet e energjisë—ulja e konsumit ose gjetja e teknikave të reja që mund të ofronin të njëjtin shërbim me më pak energji do të ishte burimi më i mirë i ri i energjisë në Evropë.

    Në këtë proces, çmimi i energjisë u politizua intensivisht. Ndërkohë që shumë politikanë donin të ndalonin rritjen e çmimeve të energjisë për të parandaluar reagimet që mund të kishte nga qytetarët gjatë votimeve, ekspertët mirëpritën rritjen e çmimeve të larta për kursyer energjinë.

    Pjesërisht si rezultat i çmimeve të larta, përdorimi total i energjisë në të gjithë Komunitetin Evropian u ul ose ra gjatë viteve 1970. Një sistem energjie më efikas dukej më pranë se kurrë, i bazuar në bashkëgjenerimin e energjisë dhe teknikat më të mira për të ngrohur shtëpitë dhe zyrat.

    Dhe në vitin 1980, u shpik në Gjermani termi Energiewende ose tranzicioni i energjisë. Një moment i ngjashëm shpresëdhënës po shpaloset sot, pasi europianët po shpenzojnë para në burime të rinovueshme.

    Por si në vitin 1973, çmimi i energjisë ka nxjerrë në pah defekte brenda BE-së. Shumë kanë paralajmëruar trazira civile nëse kostot e energjisë vazhdojnë të rriten.

    Në vitin 1973, imperativi për sigurinë energjetike nxiti gjithashtu investimet në lëndë djegëse të reja fosile. Gjermania Perëndimore, për shembull, zgjeroi lidhjet e saj infrastrukturore me Bashkimin Sovjetik për të importuar më shumë gaz natyror dhe industritë filluan të përdorin lëndë djegëse sepse kushtonte më pak se nafta.

    Qymyri u rikthye gjithashtu. Evropa kishte një bollëk të qymyrit dhe kriza e naftës rriti sërish rëndësinë e tij në treg.

    Sipas historianit Henning Turk, Agjencia e re Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e formuar në vitin 1974 për të koordinuar politikën midis kombeve perëndimore, nxiti sërish përdorimin e qymyrit, i cili ka qenë një burim dominues i energjisë në Evropë përpara viteve 1950. Përdorimi i qymyrit në të gjithë Komunitetin Evropian u zgjerua gjatë mesit të viteve 1980, duke ilustruar se si kërkimi për sigurinë energjetike nuk çon në thelb drejt një ekonomie më të gjelbër.

    Ndoshta rezultati më i rëndësishëm afatgjatë i energjisë i vitit 1973 ishte vëllimi i madh i hidrokarbureve të reja. Politikanët dhe ekspertët e lidhën rritjen e çmimeve të energjisë me mungesën themelore aq sa me fuqinë e kartelit të OPEC-ut, dhe shumë parashikuan se bota do të vuante nga mungesat e naftës.

    Por ndodhi e kundërta.

    Çmimet e larta të energjisë i shtynë korporatat shumëkombëshe – me inkurajimin e IEA të investojnë në burime të reja të naftës, të cilat më parë kishin qenë shumë të kushtueshme për t’u shfrytëzuar.

    Pas vitit 1973, Britania dhe Norvegjia filluan shpimet në Detin e Veriut; deri në vitin 1985, Britania ishte prodhuesi i pestë më i madh i naftës në botë, duke lënë pas Iranin dhe Irakun.

    Gjithashtu edhe Norvegjia dhe Bashkimi Sovjetik hapën fusha të reja të gazit natyror. Nga mesi i viteve 1980, rezervat botërore të naftës dhe gazit natyror arritën nivele rekord. Dhe ndërsa hidrokarburet e reja u bënë pjesë e tregut, ato ndihmuan në uljen e çmimeve globale të energjisë.

    Fuqia e OPEC-ut për të kontrolluar çmimet e naftës u zbeh menjëherë dhe falë rënies së çmimeve, shumica filluan të kursenin dhe të përdornin energjinë në mënyrë më efikase.

    Kriza e naftës, me fjalë të tjera, krijoi furnizime të reja hidrokarbure që minuan vetë shpresat për një sistem energjie më të gjelbër. Një dinamikë e ngjashme po shpaloset tani. Rritja e çmimeve të gazit natyror që nga viti 2021 e ka bërë shumë fitimprurëse investimin në këto karburante.

    Sot, terrori i pushtimit rus të Ukrainës ka hapur një dritare të re për të përshpejtuar tranzicionin e energjetik të Evropës.

    Programi REPowerEU i Brukselit e di këtë gjë dhe po përdor krizën aktuale për të zgjeruar stimujt për të kursyer energji, për të nisur iniciativa për të zgjeruar kapacitetin sistemeve diellore dhe të erës, për të investuar në pompat e nxehtësisë dhe madje për të ndryshuar sjelljen e njerëzve përmes bindjes.

    Një raport i fundit nga IEA sugjeron se pushtimi i Rusisë tashmë po përshpejton rënien e karburanteve fosile. Por viti 1973 ilustron se sa shpejt mund të mbyllen dritare të tilla mundësish.

    Diçka e tillë u bë e mundur brenda një dekadë që nga viti 1973 për shkak të ndryshimeve të tregut dhe për shkak se politikanët dhe organizatat ndërkombëtare nuk punuan për të vazhduar tranzicionin energjetik, raporton abcnews.al.

    Rezultati ishte një zgjerim i madh i hidrokarbureve. Sot, çmimet e larta të energjisë në Evropë po kërcënojnë të rigjallëzojnë qymyrin dhe të përshpejtojnë ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit natyror.

    Do të duhet punë afatgjatë e politikës për të mbrojtur çdo përparim të mundshëm drejt energjisë së pastër që BE po përpiqet të arrijë. Por historia na ka treguar se sa sfiduese është për shtetet të heqin dorë nga kontrolli sovran mbi energjinë dhe t’ia kalojnë atë një autoriteti tjetër.

    Kriza e naftës e vitit 1973 nuk arriti të prodhonte një përgjigje kolektive efektive nga Komuniteti Evropian. Institucionet evropiane mund të jenë më të forta sot, por rreziku i konfliktit të brendshëm vazhdon, siç shihet në mosmarrëveshjen mbi mënyrën se si BE-ja duhet të menaxhojë çmimet e larta të gazit natyror.

    Zgjidhjet kombëtare për një qëndrueshmëri energjetike dhe luftojnë ngrohjen globale janë të kufizuara, veçanërisht duke pasur parasysh varësinë e vazhdueshme të Evropës nga burimet transnacionale të energjisë.

    Nevojitet solidaritet i vërtetë që BE-ja të shënojë përparime në kalimin e energjisë së gjelbër.

     

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktakuzë. Klan Kosova ka siguruar aktin akuzues...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëpër banesa kolektive, pasi ka kërkesa të qytetarëve që nga viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.