×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Vendimi kushtetues ua kthej besimin qytetarëve, do të ndikojë edhe në spektrin ndërkombëtarë

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Kolë Krasniqi për “Front Online” ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke e pezulluar deri më 29 maj dekretin e Presidentit Hashim Thaçi  për të nominuar për Kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja, është legjitim.

    Me këtë vendim ai thotë se Gjykata Kushtetuese ka ruajtur sigurinë në vend, për siç thotë ai uljen e tensioneve politike.

    “Pos bazës kushtetuese, duket se marrja e një vendimi të tillë, u imponua edhe nga nevoja imperative për ruajtjen e sigurisë juridike dhe kushtetuese te vendit, për uljen e tensioneve te ngritura politike dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike të shtetit të tyre”, tha Krasniqi “Front Online”.

    Ai konsideron se vendimi për pezullimin e dekretit të Presidentit, ka ndikuar direkt edhe te qytetarët duke e ngritë besueshmërinë ndaj institucioneve të vendit.

    “Pos bazës kushtetuese, duket se marrja e një vendimi të tillë, u imponua edhe nga nevoja imperative për ruajtjen e sigurisë juridike dhe kushtetuese te vendit, për uljen e tensioneve te ngritura politike dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike të shtetit të tyre”, ka deklaruar më tutje Krasniqi.

    Veç ndikimit tek qytetarët, vendimi i djeshëm i Kushtetutës duke e pezulluar në një afat prej 29 ditësh  dekretin e Presidentit Thaçi për mandatarin për kryeministër Avdullah Hotin, Krasniqi thotë se do të ndikojë pozitivisht edhe në vlerësimet ndërkombëtare.

    “Pos domosdoshmërisë politike dhe efekteve te shumta juridike, ky vendim ka ndikuar edhe ne ruajtjen e kredibilitetin ndërkombëtar te juridiksionit kushtetues te vendit, ngase edhe vlerësimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar ndaj këtij vendimi janë mbresëlënëse dhe tejet positive”, ka theksuar Kolë Krasniqi.

    Megjithatë, njohësi i çështjeve juridike, pret që Gjykata Kushtetuese në fund të marrë vendim të paanshëm, meritor dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

    “Besoj se Gjykata Kushtetuese, sikurse ne rastet tjera, kur ka marrë vendime të vështira, edhe kësaj radhe do te interpreton me paanshmëri dhe objektivitet përputhshmërinë e vendimit te Presidentit me Kushtetutën e Kosovës dhe do të sjellë vendimin meritor. Le të presim me durim dhe të besojmë në Drejtësi!”, ka deklaruar në fund Krasniqi për “Front Online”.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin deri më 29 maj të dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, erdhi pas kërkesës që bëri partia fituese Vetëvendosje. /FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.