×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Krasniqi premton zgjidhje të problemeve me energji elektrike për bizneset

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Në kuadër të vizitave të tij nëpër biznese për të parë sfidat me të cilat po ballafaqohen për shkak të pandemisë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi në Malishevë ka vizituar edhe një kompani e cila merret me disa lloj prodhimtarish.

    Krasniqi krahas sfidave të tjera, tha se bizneset në këtë komunë po ballafaqohen edhe me ndërprerje të energjisë elektrike dhe për këtë ai premtoi se do insistojë që të zgjidhet ky problem.

    Ai tha se si ministri do angazhohen më shumë në mbështetjen e bizneseve vendore me qëllim që të jenë sa më konkurrente në tregun ndërkombëtar.

    “Një prej problemeve kryesore ishte mungesa e energjisë elektrike dhe tani kur jemi këtu nuk ka por shpresojmë që shumë shpejt do bëhet një zgjidhje e tillë edhe në Malishevë dhe të gjitha bizneset që i vizituam këtë problem e kanë… do i ngrisim këto shqetësime dhe shpresoj se do kemi energji të mjaftueshme për bizneset. Dëgjuam se është njëri nga përfituesit e certifikatës ISO standarde për të importuar produkt e tyre edhe jashtë vendit. Dhe sikur ky bizneset edhe bizneset tjera neve na bëjnë mirë njëkohësisht na obligojnë edhe më tutje që si MTI dhe qeveri e Kosovës të angazhohemi në mbështetjen e tyre të vazhdueshme që bizneset tona vendore të jenë konkurrente në tregun e jashtëm ndërkombëtar”, tha ai.

    Kurse, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se mungesa e energjisë elektrike është një problem që tashmë komuna e ka adresuar dhe po kërkohet zgjidhje.

    “Ne i dëgjuam shqetësimet e tyre është problem i mungesës së shpejt të energjisë elektrike që tashmë është problem i adresuar dhe kërkon zgjidhje sepse edhe ne jetojmë këtu dhe e dimë që ka probleme me energjinë elektrike por që do bëjmë përpjekje që ky problem t’i takoj së kaluarës”, theksoi ai.

    Pronari i kësaj kompanie, Hashim Thaçi i cili merret me prodhimin e letrës, mermerit dhe dyerve dhe dritareve të plastikës, tha se kjo kompani për shkak të pandemisë ka pësuan humbje të mëdha.

    “Pandemia na ka dëmtuar shumë sepse siç thash edhe më herët e kanë bërë shkëputjen disa kompani e kontratave sepse nuk kemi mundur me kohë t’i prodhojmë për shkak se ne e dimë që Malisheva ka qenë e izoluar dhe nuk kanë mundur punëtorët të vijnë në orar të punës. Kjo ka ndikuar shumë tek ne në prodhim dhe si kompani. Në vitin 2018 ka qenë 800 mijë euro eksporti ndërsa në vitin 2020 është 300 mijë kjo tregon vetë se sa ka ndikuar pandemie tek ne si prodhues”, thotë ai.

    Gjatë ditës së sotme, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi e ka vizituar edhe kompani e biznese tjera në Malishevë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes. Ajo tha se Enver Maloku ishte profesionist...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.