Futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi u shpreh i lumtur me fitoren e djeshme ndaj Dritës, shkruan FrontOnline.
Prishtina e bëri hapin e madh drejt titullit kampion dje duke mposhtur Dritën në Gjilan (1:2) në kuadër të Superligës së Kosovës.
Pas ndeshjes, Krasniqi deklaroi se kjo ishte fitorja më e rëndësishme e kryeqytetasve për këtë edicion.
“Ishte ndeshja dhe fitorja më e rëndësishmja deri më tash e sezonit”, deklaroi Krasniqi për faqen zyrtare të Prishtinës.
“Tani na presin edhe gjashtë finale tjera”, tregoi ai.
“Jam shumë i lumtur për këto tre pikë të cilat ia dedikojmë të gjithë qytetit të Prishtinës dhe klubit të Prishtinës, sepse këtë vit do ta dëshmojmë deri në fund se do ta meritojmë titullin kampion”, shtoi ish-futbollisti i Dritës./FrontOnline/