Shefi i stafit të kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj e ka pasur një mesazh sot për kreun e LVV’së, Albin Kurtin.
Bajram Gecaj në Facebook e ka shkruar komunikatën që sot e ka lësuar misionin i OSBE’së,
Ai ka thënë se këtë deklaratë e thonë përfaqësuesit e shtetit nga “thikat” e të cilit frikësohej Albin Kurti.
“Paramendoni, këte e thonë përfaqësuesit e shtetit nga “thikat” e të cilit frikohej Albini: “Siç e kemi thënë më parë, stabiliteti, prosperiteti dhe paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor janë të arritshme vetëm kur Kosova të integrohet si një partnere e plotë dhe e barabartë. OSBE-ja luan një rol në lëvizjen përpara të rajonit drejt këtij synimi”, thekson komunikata e misionit të SHBA-ve në OSBE”, ka shkruar Gecaj.