×
  • Lajme
  • Lajme

    KPK miraton një sërë aktesh të rëndësishme institucionale

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur Takimin e 183-të me radhë.

    Fillimisht, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini, i cili vdiq këtë fundjavë nga virusi COVID-19.

    Në komunikatën e KPK-së të lëshuar për media, thuhet se pas kësaj është proceduar me rendin e rregullt të ditës, me ç’rast janë miratuar Rregullorja për administrimin e lëndëve përmes sistemit elektronik në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Udhëzimi administrativ për menaxhimin e shpenzimit të parasë publike në sistemin prokurorial të Kosovës.

    Po ashtu, KPK-ja në vijim ka miratuar edhe dy raporte:

    – Raportin për periudhën janar-mars 2020 të Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe

    – Raportin për vlerësimin e performancës së dy prokurorëve me mandat fillestar, emrat e të cilëve do të dërgohen te Presidenti për dekretim të mandatit të përhershëm.

    Gjatë këtij takimi janë miratuar edhe procedurat standarde për zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjes penale të trafikimit të njerëzve, ndërsa një (1) prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës iu ka vazhduar transferimi edhe për një vit, ndërsa në kuadër të katër proceseve të avancimit të prokurorëve janë avancuar prokurorët, si vijon:

    – Dy (2) prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie,

    – Një (1) prokurore e Prokurorisë Themelore në Ferizaj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie,

    – Një (1) prokurore e Prokurorisë Themelore në Ferizaj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj prokurorie dhe

    – Një (1) prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur të kësaj prokurorie.

    Në përfundim është mbajtur një seancë dëgjimore për procedurën disiplinore ndaj një (1) prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.