Kosovari, Roland Zeka, ishte duke u mbajtur në burg në Siri, i akuzuar për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.
Mirëpo, i paraburgosuri kishte probleme të rënda shëndetësore dhe sipas informatave nga Policia e Kosoës ai kishte pasur keqtrajtime të ndryshme gjatë qëndrimit atje.
I njëjti sot është transferuar nga Siria për në Kosovë.
Mësohet po ashtu se i paraburgosuri Zeka është në gjendje të rëndë edhe rënduar nga ana psikologjike dhe fizike.
Ai është dërguar drejt në burg në Kosovë, shkruan Indeksonline.