Qindra qytetarë e kanë vizituar sot qendrën turistike të Brezovicës.
Anipse koronavirusi po vazhdon të përhapet, e shumë të tjerë po vdesin nga ky virus, qytetarëve nuk po ju intereson kjo gjë.
Ata sot ia kanë mësyer Brezovicës për të kaluar një vikend, e Policia e Kosovës dhe Inspektorati me marrë informatën janë nisur në drejtim të qendrës turistike.
Ministria e Shëndetësisë të premten ( 11 dhjetor) ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave me coronavirus, ku në zonën e kuqe janë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna dhe në zonën e gjelbër 13 komuna.
Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë pesë komuna kanë kaluar nga zona e kuqe në zonë e verdhë: Peja, Vushtrria, Ferizaj, Vitia dhe Shtime.
Ndërsa nga zona e verdhë në zonën e gjelbër kanë kaluar shtatë komuna: Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahaveci, Prizreni dhe Ranilluga.
Aktualisht, në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potok, Fushë Kosova, Graçanica, Obiliqi, Mitrovica e jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Lipjan, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Gjakova, Podujeva, Gjilani./FrontOnline.