×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U19 barazoi me Qipron në ndeshjen e fundit eliminatore

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për eliminatoret e Evropianit 2023. “Dardanët” U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0.

    Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote.

    Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të “Dardanëve” por Qipro u mbrojt mjaft mirë.

    Kështu pas dy humbjeve nga Ukraina (1:0) dhe Suedia (3:0), Kosova U19 e mbylli këtë rreth kualifikues me barazim.

    “Kemi pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Krijuam shumë raste por nuk i realizuan. Na ka munguar qetësia para portës rivale. Djemtë kanë pasur dëshirë për fitore e kjo mbase na u hamkmor”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.

    Kosova U19 – Qipro U19 0:0 (0:0)

    Stadiumi: Linkoping Arena – Linkoping
    Shikues: Disa dhjetëra
    Gjyqtarë: Ion Orliç (MDA). Victor Mardari (MDA), Mark Josef (SWE) dhe Granit Maqaedonci (SWE).
    K.V: Delyfer, Asimenos të Qipros e Hazrollaj, Gjokaj, I. Jashari, Hasani, Ajeti të Kosovës
    Kosova U19: Gjokaj, Miftari, Sahitaj, Miftari, Rexhepi, Ajeti(Mehaj), A. Maloku(Ajvazi), Bllaca, Brruti, Hazrollaj, I. Jashari (E. Maloku) dhe Rashica(Hasani).
    Qipro U19: Kyriakou, Vinezelou, Kaiafas, Evangeleu, Themsitokleus(Tsuotsouki), Vrontis, Delyfer, Kyriakidis(Zinonos), Georgiou(Ortthodo), Dijama(Feneridis) dhe Savva./FrontOnline/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk u dërgua me urgjencë në spital pas përfundimit të meçit pasi Tyson Fury pretendoi se ai ka thyer nofullën e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar sot presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. me ç’rast kërkoi të zbatohen marrëveshjet...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar fotografi në Facebook nga takimi me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci...
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.