×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së në takimin e sotëm në Bruksel

    FrontOnline
    27 Shkurt 2024

    Sot do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë, i thirrur nga ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel. Ftesa i është bërë palëve nga Lajçaku për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

    Ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në këtë takim duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

    Kosovën këtë herë e përfaqëson Banka Qendrore e Kosovës.

    Nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar kanë thënë se BQK edhe kohë më parë është shprehur e gatshme që të takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë dhe se njëjtë i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese.

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

    Për takimin e paraparë për të martën, në Qeveri nuk e kanë bërë të qartë se kush saktësisht do ta përfaqësojë Kosovën. Ndërkaq në Serbi kanë deklaruar se shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe kryenegociatori Petar Petkoviq, do ta përfaqësojë Serbinë.

    Në takim, Kosova do të përfaqësohet nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës.

    “Ajo që mund të them është se do të ketë një takim nesër. Mbledhja e nesërme e dialogut do të fokusohet në zgjidhjet e shumë pyetjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për operimin me para të gatshme nga Banka Qendrore e Kosovës. Do të fillojë në mëngjes dhe do ta ndjekë formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe të dyja palët, me sa di unë, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, tha Nabila Massrali, zëdhënëse e BE.

    Para pak ditësh zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka akuzuar ndërmjetësin e BE-së, Miroslav Lajçak, se ka shkelur parimet që i ka vendosur vetë në fillim duke thirrur takim pa koordinim me palët. Në këtë mënyrë ai e ka refuzuar ftesën e 27 shkurtit.

    Deklaratën e Bislimit, zëdhënësi i BE-së e ka quajtur të papranueshme.

    Që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi Rregullorja re e BQK-së për paratë e gatshme – ku thuhet se mjet i vetëm i pagesës në Kosovë është valuta euro.

    Që nga ajo datë nuk është lejuar futja e dinarit në Kosovë. Në pikën kufitare në Jarinjë, në disa raste janë kthyer prapa furgonët e mbushur me këtë valutë të Serbisë.

    Shteti i Serbisë ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën sociale.

    Beogradi e ka kritikuar ashpër Rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

    Rregullorja e BQK-së është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se vendimi është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimin te komuniteti serb.

    Me gjithë deklarimet dhe përplasjet me zyrtarët e Bashkimin Evropian për çështjen e dinarit, Kosova do të marrë pjesë në takimin e thirrur për këtë çështje./FrontOnline/

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.