×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, pa vendim për mjekimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e të shëruarve

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Kosova ende po e shqyrton mundësinë e trajtimit të pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që e shkakton ky virus, thonë zyrtarë të qeverisë.

    Së fundi, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për autorizimin emergjent të kësaj metode të trajtimit të pacientëve me COVID-19.

    Ekspertët amerikanë thonë se plazma e gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 me siguri ndihmon pacientët e tjerë të infektuar të shërohen, edhe pse studimet për këtë nuk kanë qenë përfundimtare dhe ka ende pikëpyetje se kur duhet të ofrohet ky trajtim, dhe çfarë doze nevojitet.

    Plazma e gjakut merret nga pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi, pasi gjaku i tyre është i pasur me antitrupa që mund të luftojnë virusin.

    Transfuzioni i këtyre antitrupave, krijon atë që njihet si imunitet pasiv te të sëmurët nga COVID-19.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vepruar me kujdes sa i përket miratimit të përdorimit të plazës së pacientëve të shëruar nga COVID-19, për personat e infektuar me koronavirus, duke thënë se të dhënat se ky trajtim funksionin janë të një “cilëse të dobët” pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara kanë bërë autorizim urgjent për këtë terapi.

    Soumya Swaminathan, shkencëtare në OBSH, ka thënë se vetëm disa testime të plazmës kanë dhënë rezultate dhe se të dhënat deri më tani nuk kanë qenë mjaftueshëm bindëse që kjo terapi të përdoret përtej eksperimenteve.

    Sipas saj, pavarësisht pse disa testime kanë treguar rezultat, të njëjtat kanë qenë të vogla dhe të dhënat nuk janë gjithpërfshirëse.

    Në Kosovë që prej 13 marsit, kur u regjistruan rastet e para me koronavirus deri më 24 gusht, 12,547 raste janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 8,657 pacientë janë shëruar dhe 3,410 raste vazhdojnë të jenë aktive.

    Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se çështja emundësisë së mjekimit të pacientëve me gjakun e të shëruarve është duke u shqyrtuar.

    Por, sipas tij, ministria paraprakisht duhet të marrë vendim për të lejuar përdorimin e këtij mjekimi, njëherësh të miratohet protokolli i përdorimit të plazmës së gjakut të personave të shëruar.

    Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut.

    Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha për Radion Evropa e Lirë, “se jemi në procedura të shqyrtimit të mundësisë për përdorimin e plazmës së gjakut (plazma konvalescente), si ilaç hulumtues”.

    Ajo tregon se fillimisht duhet të lejohen procedurat, pastaj të grumbullohet plazma konvalescente, dhe në këtë drejtim, thotë Zhubi, është duke u punuar.

    Edhe pse ende nuk është filluar me gjetjen e donatorëve potencialë, Faik Hoti, shpreson se do gjenden persona të shëruar, pasi numri i tyre ka kaluar mbi 8,000.

    Metoda e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së. Disa infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pohojnë se janë të gatshëm për një procedurë të tillë nëse merret vendim nga autoritetet kompetente.

    Infektologu, Shemsedin Dreshaj, thotë se janë të përgatitur për përdorimin e plazmës se donatorëve dhe nuk ka asnjë problem për këtë çështje.

    Dreshaj ndërkaq shprehet se metoda e mjekimit të pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të rezultojë me sukses.

    “Derisa është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA si procedurë për trajtimin e pacientëve të sëmurë më COVID-19, unë mendoj se kjo do të jetë e mundur që të implementohet pa asnjë problem, nëse kapacitetet teknike dhe profesionale të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, të vijojnë një gjë të tillë”, thekson Dreshaj.

    Bukurije Zhubi tregon se në rast të marrjes së vendimit për një trajtim të tillë, transfuzioni është i gatshëm pasi procedura është e njëjtë si te dhuruesi i zakonshëm i gjakut.

    “Marrja e gjakut është si të dhuruesi i zakonshëm, me kusht që ai të ketë kaluar sëmundjen COVID-19 dhe të ketë në qarkullim të gjakut antitrupat kundër COVID-19″, thotë Zhubi.

    Disa shtete tanimë kanë filluar aplikimin e kësaj metode. Kjo metodë përdoret në Turqi, por edhe në disa vende në rajon. Këtë metodë po e zbaton Serbia dhe është paralajmëruar se do të nisë së zbatuari edhe në Kroaci.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës. Haradinaj tha se...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se buxheti i miratuar sot për vitin 2025 është bërë pa marrë parasysh amendamentet e opozitës....
    Sport21 Nëntor 2024
    Thashethemeve të shumta rreth të ardhmes së Pep Guardiolës i erdhi fundi. Tashmë edhe zyrtarisht, spanjolli do të vazhdojë me klubin nga...
    Lajme21 Nëntor 2024
    I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-përfaqësues politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në Facebook tha se veprimtarët e moçëm e dinë fare mirë se logoja...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.