×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga Covid-19

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë arritur të nxjerrin një shifër të saktë se sa mund të ketë qenë dëmi që i është bërë ekonomisë që nga vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

    Kjo shifër, sipas zyrtarëve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, nuk mund të nxirret tani, derisa ende Kosova po përballet me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

    Megjithatë, sipas parashikimeve që janë bërë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, zëvendësministri në detyrë Agim Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në ditë ekonomia e Kosovës mund të ketë shënuar humbje deri në 6 milionë euro.

    “Askush nuk mund të japë një të dhënë është kjo apo ajo shifër, pasi që nuk ka një analizë të saktë, por sipas disa indikatorëve që ka ministria, humbjet ditore në ekonomi mund të jenë prej 5 deri në 6 milionë euro. Këto shifra janë bazuar në disa faktorë, siç është rreth të hyrave të rregullta që ka Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat si dhe faktorë të tjerë”, thotë Krasniqi.

    Parashikimet e mekanizmave financiarë ndërkombëtarë për efektet që do t’i ketë pandemia e koronavirusit në ekonominë e Kosovës janë të zymta. Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4,5 për qind në Kosovë, nëse masat kufizuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit.

    BPV do të bie në nivelin e 6,8 miliardë euro

    Humbjet në ekonomi shton Krasniqi, gjithsesi se janë të mëdha.

    Bruto Produkti Vendor (BPV), i cili në vitin 2019 në Kosovë, shton Krasniqi, ka qenë mbi 7,1 miliardë euro, në buxhetin e vitit 2020 ishte planifikuar të ketë rritje dhe atë në 7,4 miliardë euro.

    Por, situata e krijuar nga pandemia me COVID-19, e cila në ekonomi sipas parashikimeve do të shkaktojë tkurrje deri në 5 për qind, sipas zëvendësministrit Krasniqi, do të bëjë që BPV të shënojë ulje.

    Nëse, Bruto Produkti Vendor në vitin 2019, thotë Krasniqi ka qenë në rreth 7,1 miliardë euro, në vitin 2020 nëse tkurrja ekonomike do të jetë 4 për qind, atëherë BPV do të jetë rreth 6,8 miliardë euro.

    Bruto Produkti Vendor është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në sistemin e llogarive kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.

    Zeka: Ekonomia e Kosovës është goditur në një shkallë deri në 50 për qind

    Kosova kishte vendosur masat për frenimin e COVID-19 më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus në vend.

    Deri më 4 maj, kur ka filluar faza e parë e masave lehtësuese dhe më pas 18 maj faza e dytë, sipas organizatave ekonomike, biznesi ka pësuar humbje të mëdha pasi shumica e bizneseve ose kanë qenë të mbyllura ose kanë zhvilluar aktivitet kufizues ekonomik.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë, se në përgjithësi ekonomia e Kosovës është goditur në një shkallë prej 40 deri në 50 për qind.

    “Bizneset në përgjithësi pavarësisht sektorëve ekonomikë janë goditur si pasojë e masave kufizuese që janë ndërmarrë për parandalimin e pandemisë së COVID-19. Shitjet e të gjitha bizneseve kanë rënë në nivele drastike, gati në 90 për qind, që tregon për humbje të mëdha ekonomike”, thotë Zeka, duke shtuar se ende nuk kanë të dhëna të sakta pasi që humbjet po vazhdojnë derisa ende ka masa kufuzuese që janë në fuqi.

    Për të zbutur dëmet ekonomike që janë shkaktuar gjatë kohës së pandemisë, Qeveria në detyrë e Kosovës është në proces të hartimit të pakos së dytë, e cila në fokus do të ketë rimëkëmbjen ekonomike./rel/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.