×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë një dokument të cilin Qeveria do ta kishte udhërrëfyes në dialogun me Serbinë, i cili rinis këtë javë.

    Një platformë të shkruar nuk e ka prezantuar as kryeministri Avdullah Hoti, që do t’i prijë delegacionit kosovar, pa presidentin Hashim Thaçi që ka pezulluar rolin e tij pas publikimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokurori i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, shkruan KOHA.

    Zhvillimet rreth Speciales, që dështuan takimin në Washington, kanë bërë që PDK-ja, partia të cilën e ka udhëhequr Thaçi, të heqë dorë nga propozimi i një rezolute, të cilën e kishte premtuar në seancën kur ishte diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë se nuk ka paraqitur asnjë platformë të shkruar për dialogun. Ajo i ka dhënë përgjigje edhe propozimit të Hotit drejtuar Kuvendit për themelimin e një komisioni “ad hoc” për dialogun.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka reaguar pas humbjes së jetës së dy vajzave të kësaj komune në një aksident...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Lajme14 Mars 2025
    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga Specialja, transmeton Periskopi. Sipas Gjykatës,...
    Të tjera
    Vip14 Mars 2025
    Largimi i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother Vip” shtangu banorët, megjithatë, më e papritura nuk ka ndodhur ende. Në promon...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme14 Mars 2025
    Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në Selinë Qendrore ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Gjatë takimit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, nënshkruan Procedurat e Përbashkëta Operative të rishikuara ndërmjet...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.