×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova eksportoi gati 90 milionë euro mallra në Shqipëri, nga janari deri në gusht

    FrontOnline
    20 Shtator 2022

    Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 10.5 miliardë lekëve [89.8 milionë euro] në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

    Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën 1.4 miliardë lekë [12 milionë euro], sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT.

    Në anën tjetër, Shqipëria ka shënuar gjithashtu një rritje të eksporteve me Kosovën në periudhën janar-gusht të këtij viti. Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 25 miliardë lekësh [214 milionë euro], krahasuar me 23.6 miliardë lekë [202 milionë euro] të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

    Ndërkohë në muajin gusht, Shqipëria ka një rënie të eksporteve me 9.2 për qind më Kosovën krahasuar me gushtin e një vit më parë.

    Në muajin gusht 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me gushtin 2021 janë: Italia (29.0 për qind), Spanja (411.2 për qind) dhe Gjermania (43.1 për qind). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, përveç Kosovës, janë edhe Maqedonia (5.9 për qind) dhe Kina (86.8 për qind).

    Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 6 për qind janë edhe Italia (49.1 për qind) dhe Gjermania (75.0 për qind).

    Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (17.7 për qind).

    Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 39.85 për qind janë edhe Italia (10.8 për qind), Turqia (34.6 për qind) dhe Greqia (33.8 për qind). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (16.2 për qind), Rusia (18.1 për qind) dhe Zvicra (13.7 për qind)./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. U lirova, pas dy oresh...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...
    Sport15 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.