×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova dhe Greqia zotohen ta shtojnë bashkëpunimin ekonomik

    FrontOnline
    30 Gusht 2022

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, priti Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadoren Heleni Vakali, si dhe konsullin në këtë Zyrë, Michail Verttakis, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim dhe krijimin e lehtësirave për afaristët kosovarë.

    Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim të vazhdueshëm tregtar.

    Kryetari i Odës Ekonomike u shpreh se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe se ekonomitë e të dyja vendeve duhet të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes tyre.

    “Kosova dhe Greqia tanimë kanë vënë themelet e një bashkëpunimin ekonomik të mirë në mes vete dhe nga kjo kanë përfituar të dyja vendet. Tani duhet të punohet që ky bashkëpunim të thellohet, në sektorët ku ka bashkëpunim, por edhe të zgjerohet në më shumë sektorë të ri”, u shpreh Kryetari Rafuna.

    Rafuna shprehu falënderim për zotimin e Zyrës Ndërlidhëse Greke që të aplikojë lehtësira për pajisjen me viza të bizneseve që janë anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

    “Vizat janë ndër pengesat kryesore të bizneseve kosovare. Çdo lehtësi për t’u pajisur me viza për biznes për anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës është përkrahje për ekonominë kosovare në përgjithësi”, u kryetari i OEK.

    Po ashtu Rafuna propozoi edhe mbajtjen e takimeve B2B ndërmjet bizneseve të greke dhe atyre kosovare si dhe angazhimin në përpjekjet për eliminim të barrierave ekonomike në mes të dyja vendeve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.