×
  • Opinione
  • Opinione

    Kosova dhe futbolli

    Blerim Shala
    09 Shtator 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Dihet: Të gjithë ne merremi vesh në futboll dhe në politikë. Apo anasjelltas: në politikë dhe në futboll. Mund ta ‘luajmë’ pa problem fare Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetrajnerin/ Përzgjedhësin. I dimë të gjitha.

    Natyrisht, të gjithë ne kemi dëshirë të jemi sa më mirë në politikë dhe gjithnjë e më mirë në futboll. Por te politika, kemi të drejtë vote një herë në tre-katër vjet, e gjithsesi, flasim ditë dhe natë, e te futbolli, kjo e drejta e votës është sa të përfundon një ndeshje e kombëtares së Kosovës. Menjëherë.

    Kështu ishte edhe pas këtij ballafaqimi të parë që patëm këtë të premte  (me 6 shtator), në Ligën e Kombeve, me Rumaninë. Jo vetëm që humbëm, por u bëmë përrallë. Si thuhet.

    Dihet: Si në politikë, ashtu edhe në futboll, ka rënie dhe ngritje. Ka humbje dhe fitore. Ka suksese dhe dështime. Siç është edhe vet jeta. Por kombëtarja e Kosovës tash e disa vjet ka vetëm rënie, ka vetëm humbje, ka vetëm dështime.

    Futbolli, për dallim prej politikës, i ka njësite matëse shumë të qarta: Rezultatin. Mund të thuash çka të duash, mund të flasësh kot së koti, apo edhe me plot dijeni, por në instancë të fundit, është fare e lehtë të kuptohet se çka ka ndodhë në fushë dhe si kemi dalë prej saj.

    Dihet: Më së shumti falë Fadil Vokrrit, një sportisti por edhe një njeriu të jashtëzakonshëm, i cili na la herët, në vitin 2018-të, Kosova nisi historinë e saj si reprezentacion në futboll, shumë më mirë se sa që kemi pritur akëcili prej nesh. Solli në Prishtinë trajnerin zviceran Bernard Challandes, dhe në ato vitet e para të tij si përzgjedhës, Kosova luante futboll të bukur  (madje nisi të flitet në mediat perëndimore edhe për ‘Brazilin e Ballkanit’), dhe shënonte rezultate përtej çdo parashikimi.

    Në vitin 2018-të, ta zëmë, Kosova në një miqësore ngadhnjeu ndaj Shqipërisë 3:0. Madje, mundi edhe më tepër. E kujtojmë ende atë lojë.

    Ku është sot kombëtarja e Kosovës e ku ajo e Shqipërisë, kjo mund lehtë të kuptohet vetëm nga ndeshjet e fundit të njërës dhe tjetrës në Ligën e Kombeve. Kosova dështoi keq me Rumaninë, Shqipëria fitoi si mysafire me Ukrainën.

    Kaq sa për krahasimin midis dy shteteve.

    Dihet: Në Ato vitet e arta të kombëtares së Kosovës, veçmas sa ishte gjallë ende Fadil Vokrri, ishte një garë e madhe e futbollistëve kosovarë, kudo që luanin ata, për të qenë pjesë përbërëse e njëmbëdhjetëshes startuese. Tani, e kemi një tjetër garë: Të atyre që refuzojnë të luajnë për Kosovën.

    Dihet  (edhe kjo): Vlera reale e futbollistëve të Kosovës, kur luajnë për ekipet e tyre në të katër anët e Evropës, është më e madhe, madje, shumë më e madhe se sa kur vrapojnë pas topit të rrumbullakët me fanellën e Kosovës. Do të duhej të ishte anasjelltas. Apo, duhet të themi kështu, sepse kështu duhet të jetë.

    Çfarë nuk dihet ende, e çka do të duhej të merrej vesh sa më parë është: Çka po ndodhë kështu me reprezentacionin e Kosovës në futboll.

    Mirë, është e kuptueshme që ne kemi dëshirë që Kosova të shkëlqejë në çdo lojë, të fitojë si këtu në Prishtinë dhe kudo që luanë, të bëhet mundësisht, kampione evropiane dhe botërore. Emocionet dhe dëshirat nuk kanë kufij. Tek e fundit, a nuk ndodhi që edhe Greqia u bë e para në Evropë, në vitin 2004.

    Dëshirat janë dëshira. Realiteti është realitet.

    Por vetëm pak vite më parë, realiteti i afrohej hap pas hapi dëshirave tona të pakufishme.

    Edhe kur pësonin disfatë, futbollistët tanë luftonin deri në çastet e fundit dhe gjithsesi, edhe si humbës, na bënin të gjithëve krenar që jemi qytetarë të Kosovës.

    Kosova mund dhe duhet të bëjë shumë më tepër në futboll, sepse ka potencial real që të arrijë rezultate dhe suksese të cilat zatën u paralajmëruan në ato vitet e përbashkëta të Fadil Vokrrit dhe Bernard Challandes.

    Kombëtares së Kosovës i duhet një këndellje e madhe e cila do të jetë me siguri rezultat i një analize të thellë për shkaqet që sollën këtë rënie drastike dhe dëshpëruese të saj në vitet e fundit.

    Ndryshe nuk bën.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Vip23 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Burimi është shprehur i bindur se do të jetë finalist. “Unë jam në top...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se kjo Odë nuk ka pranuar ndonjë ankesë për vonimin e subvencionimit nga...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme në selinë e LDK-së për të kujtuar Xhemail Mustafën në 24...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjatë mbrëmjes, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka bërë një pyetje interesante Xuxit. “Pse e përshëndete babanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në qytetin e Istogut. Përmes një njoftimi për media, KFOR...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.